Futboll Sport

E BUJSHME/ Ronaldo iu ofrua Atletikos së Madridit, zbulohet arsyeja pse dështoi marrëveshja

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”.

Premier League – Manchester United v Newcastle United
Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.

Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.

Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

Related posts

Messi: Man City e PSG, më të fortit në Europë

Q.Autor

​Juventus mposht Genoan, siguron çerekfinalen e Coppa Italia

Q.Autor

SI NJË “AKSIDENT ME MAKINË”/ Ylli i Atletico-s sulmon ish-ekipin: Më shitën në momentin e gabuar

Delo.autor

Leave a Comment