Futboll Seria A Sport

“KURRË TE TOTENHEMI”/ Murinjo nuk e fal Ozilin: Kush i ka thënë që e duam?!

Rrjetet sociale janë një vend magjik ku shkurtohen distancat mes futbollistëve dhe tifozëve, por ndodh që ato të largojnë lojtarët me kolegët e tyre apo trajnerët. Mesut Ozil, gjatë një bashkëbisedimi me tifozët, ka lëshuar një provokim për rivalët e Totenhemit, të cilit ish-trajneri i tij, Zhoze Murinjo, sot në stolin e “Spërsave” nuk i është përgjigjur me shumë delikatesë. “Kontrata juaj është në skadencë. Nëse do të kishit pasur një ofertë nga Totenhemi, do të tërhiqeshit nga futbolli apo do të firmosnit me ta?”, ishte pyetja provokuese e një tifozi. Por fantazisti 32-vjeçar, i cili nuk luan për “Topçinjtë” që prej marsit të vitit të shkuar, u përgjigj pa doreza: “Pyetje e thjeshtë, do të tërhiqesha”.

Por, kur një gjë e tillë iu kujtua Zhoze Murinjos në konferencën e djeshme për shtyp, përpara ndeshjes me Fulhamin, trajneri portugez nuk e kurseu një prej kampionëve të tij në “Bernabeu”: “Kush i ka thënë atij se Totenhemi është i interesuar për ta transferuar?” Një futbollist 32-vjeçar, në 6 muajt e fundit të kontratës, i cili nuk luan prej gati një viti në skuadrën e tij, ka marrë këtë përgjigje brutale nga një trajner që në kohën e tij te Reali e vlerësonte me superlativa. Por, sot gjërat kanë ndryshuar dhe nëse Murinjos guxon t’i prekësh stemën e skuadrës ku punon, atëherë ai nuk të kursen.

Related posts

City i shpall ‘luftë’ Barcelonës, nisin kontaktet me Griezmann

Q.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Me objektiv të qartë, Laçi përgatit edhe dy goditje në limit

Delo.autor

Leave a Comment