Boks Sport

I tërbuar për listën e Forbes/ McGregor bëhet gati për ndeshjen e radhës (VIDEO)

Conor McGregor nuk fshihet asnjëherë, i thotë gjërat hapur dhe është i drejtpërdrejtë. Dhe pasi ka parë të zbresë në vend të katërt në renditjen e sportistëve më të pasur për këtë vit, kampioni i MMA po bëhet gati për një ndeshje tjetër.

“I katërti në listën e Forbes për këtë vit. Po të isha ndeshur më 12 maj në Rio, siç ishte planifikuar do ta kisha kaluar Ronaldon dhe Messin në renditje dhe do të isha i dyti… Por ashtu më doli një problem…”, shkruante McGregor në profilin e tij në Instagram ditën e zbulimit të listës.

Ndërsa një ditë më pas, në një tjetër postim, irlandezi shkruan: “Punova fort sonte sepse vendi i katërt nuk ka medalje”…

Duket se McGregor nuk dëshiron të jetë vetëm kampion në disiplinën e tij, por edhe kampion në llogaritë bankare. 29-vjeçari nuk ndeshet që prej 19 muajsh, dhe në prill përfundoi në pranga pasi sulmoi autobuzin ku ndodhej kampioni i peshave të lehta UFC, Khabib Nurmagomedov.

 

Por me sa duket do të jetë pikërisht ky i fundit kundërshtari i radhës për McGregor. Këtë e konfirmoi vetë presidenti i UFC, Dana Ëhite, i cili tha: “Nuk kemi folur ende që prej incidentit, por do të ulemi në një dhomë si njerëz normalë dhe do ta vendosim datën e saktë”. Pas incidentit ku mbetën të plagosur edhe dy luftëtarë të tjerë UFC, McGregor u akuzua për sulm ndaj personit dhe pritet që të dalë para gjykatës në Nju Jork të enjten, për t’u mbrojtur.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ 12 lojtarë me “valixhe në duar” tek Barcelona. Ja futbollistët që priten të largohen…

Delo.autor

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Sadik.Autor

KURIOZITET/ JUVENTUSI e “shpartallon” Frosinonen vetëm me RONALDON, ja fakti

Isa.Autor

Leave a Comment