Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA REFUZON 450 MIJË EURO PËR MUÇIN/ Në sulm hidhet dhe klubi i njohur portugez

Tirana ka në përbërje xhevahirë, falë punës së bërë ndër vite me akademinë. Emra të shumtë, talente dhe lojtarë të vlefshëm që u kanë shërbyer për të tashmen kryeqytetasve, por janë edhe një garanci se në çdo moment mund të sjellin në vazhdimësi të ardhura të rëndësishme për arkat e klubit. “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat me çështjen e merkatos sa i përket Ernest Muçit, djaloshit të artë të bardhebluve, që prej dy vitesh ka zënë vend të rëndësishëm në formacion, porse është gjithashtu edhe më i kërkuari te kampionët në fuqi.

EFUZOHET GENTI
Gazeta ka mësuar nga burime të besueshme pranë skuadrës bardheblu se klubi ka pasur një ofertë konkrete nga skuadra e Gentit. “Panorama Sport” zbulon se kjo e fundit ka ofruar deri në 450 mijë euro për kartonin e sulmuesit, mirëpo ndër shifrat e artikuluara nga klubi, kërkesa është më e lartë, e cila varion nga 600 deri në 700 mijë euro. Pa harruar edhe përqindjen e ruajtur të kartonit në rast të rishitjes së tij në të ardhmen. Kësisoj, prej pak kohësh, klubi kampion u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës belge për mospranimin e ofertës së tyre.

BRAGA NË SULM

Ernest Muçi është i rëndësishëm për klubin bardheblu, mirëpo duke qenë i tillë, thith edhe interesime nga klube të ndryshme europiane. Së fundmi, “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se një tjetër emër i madh i futbollit europian është nën gjurmët e 19-vjeçarit. Prej pak ditësh, në adresë të skuadrës kampione në fuqi kanë mbërritur sinjale interesimi nga “Shqiponjat” portugeze të Bragës. Skuadra e cila renditet momentalisht në vend të katërt në elitën portugeze, është duke marrë informacione rreth situatës së Muçit dhe gazeta mëson se pret një ofertë zyrtare, në rast se do të ketë një të tillë. Tirana për momentin kërkon që të shfrytëzojë aftësitë dhe talentin e 19- vjeçarit në fushën e lojës, mirëpo çdo ofertë e leverdishme për lojtarin dhe klubin do të ishte e mirëpritur.

Related posts

Trajneri i Spanjës: Vuajtëm ndaj Shqipërisë, ka lojtarë cilësorë që luajnë në Europë

Isa.Autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Neymar zbarkon me helikopter në stërvitje, ja sa ka kushtuar “bisha” (FOTO)

Delo.autor

“INTER, SINONIM I DOMINIMIT”/ Cassano: Guardiola dëshiron Lukakun? Betohem se nëse do ta blejë…

Delo.autor

Leave a Comment