Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Juventus “San Siro”. Rezultati 1-3

Do te luhet duke filluar nga ora  20:45, super sfida mes Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 16-të në Serinë A. Sytë e të gjithë futbolldashësve do të jenë në “San Siro” sot, aty ku spektakli është i garantuar.

Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar, ashtu siç kanë qenë gjithmonë sfidat mes këtyre dy skuadrave. Pas shumë viteve, Milani vjen në ndeshjen ndaj Juvëntusit si kryesues. Të dyja skuadrat do të kërkojnë çdo kushte fitoren, Milani për tu shkëputur në krye të tabelës, ndërsa Juventusi për të nisur ngjitjen në renditje. Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e 203-të në kampionat mes Juventusit dhe Milanit. 64 fitore vendëse kundrejt 79 të “Zonjës”, teksa barazimet janë 60.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas 2 rasteve pozitiv me Koronavirus, të Juvja Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado, ndërsa te Milani Ante Rebiç dhe Rade Kruniç. Më e keqe bëhet situata te “Djalli”, aty ku gjithashtu mungojnë Ibrahimoviç, Benaser, Tonali, Gabia dhe Salemekers.

Për sa i përket formacioneve, Pioli ka spostuar Kalabrian në mesfushë në krahë të Kesi, teksa krahun e djathtë të mbrojtjes e mbulon Dalo, ndërkohë që në sulm do jetë treshja Hauge, Çalhanoglu, Kastijeho, pas krahëve të Leaos. Te Juvja, Pirlo e zëvendëson Aleks Sandron me Frabotën, ndërsa në majën e sulmit janë Dibala dhe Ronaldo.

 

LIVE/ Milan – Juventus 1-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 76/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Weston McKennie.

MINUTA 62/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Chiesa.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 41/ Milan barazon shifrat me golin e shënuar nga Davide Calabria.

MINUTA 18/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Chiesa.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

E RRALLË NË OLIMPIADË/ Mungesa e reshjeve të dëborës cënon “Tokyo 2020” (FOTO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-sulmuesi spanjoll: Godita Diarranë, por ai bërryl ishte për Ramos

Delo.autor

TENISTJA MAHNIT FANSAT/ Eugenie Bouchard gati të lërë sportin për modën

F.autor

Leave a Comment