Futboll Sport

“CAMP NOU” ËSHTË GATI”/ Presidenti Laporta jep lajmin e mirë për katalantasit

Në një deklaratë për mediat, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen e treguar nga tifozët dhe anëtarët e klubit gjatë periudhës së rinovimit të stadiumit legjendar “Camp Nou”. Sipas Laportës, stadiumi është tani i përfunduar dhe i gatshëm, por tani po punohet për mbylljen e procedurave administrative dhe formale që do të mundësojnë rikthimin e skuadrës në shtëpinë e saj.

“Jemi gati dhe stadiumi është përfunduar. Ka shumë emocion dhe entuziazëm, dhe ju inkurajoj të vazhdoni me këtë kuptim, sepse me ndihmën e të gjithëve, do ta arrijmë këtë qëllim. Ky është projekti më i rëndësishëm në historinë e Barcelonës.  Ky stadium është një mrekulli që do të mund ta shijojmë të gjithë ne, tifozët e Barcelonës”, “, ka theksuar presidenti balugrana.

Laporta ka shtuar se rikthimi në “Camp Nou” është afër, por ka theksuar se data e saktë varet nga lejet që duhen marrë nga autoritetet përkatëse. Ai është i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, pasi stadiumi tashmë është një realitet.

Related posts

Formacionet zyrtare, Portugalia – Tunezia

Sadik.Autor

Ronaldo presion Perezit: Transfero këta 4 lojtarë në të kundërt, largohem!

Q.Autor

9 SEZONE ME KAMPIONËT E PREMIER/ David Silva shpjegon arsyet e largimit nga Manchester City verën e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment