Futboll Seria A Sport

RRUGËTIMI NGA FËMIJË E DERI MË SOT/ Presidenti i parë zbulon sekretet e Ronaldos

Javët e fundit kanë qenë shumë të ndryshme për Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez, falë ndalesës së kampionatit, imponuar nga urgjenca e koronavirus, u kthye në Madeira e tij më 9 mars, me lejen nga Juventus. Atje po ndjek një program stërvitje të personalizuar.

“CR7 zgjodhi shtëpinë e tij për t’i kaluar këto ditë të vështira karantinimi të globit, ndërsa presidenti i klubit, në të cilin u rrit, Nacional Madeira, në një intervistë për “Tuttosport”, kujtoi hapat e parë në botën e futbollit nga ai, që sot besohet të jetë një nga kampionët më të mëdhenj ndonjëherë:

Kur Cristiano arriti në sektorin tonë të rinisë ishte 10 vjeç. Klubit të tij të parë, Andorinha, në këmbim i dhamë topa dhe veshje sportive. Dy vjet më vonë, më 1997, unë isha presidenti që firmosa kalimin e tij te Sporting Lisbona. Ai tashmë ishte shumë i mire, edhe pse ende fëmijë. Por, atëherë ishte e pamundur të imagjinohej se do të bëhej lojtari më i fortë në histori”.

Rui Antonio Macedo Alves nuk ka keqardhje për atë zgjedhje që bëri, për ta shitur CR7 shumë të ri te kryeqytetasit: “Sporting e donte atë, bëhej fjalë për një nga klubet më të rëndësishme në Portugali. Cristiano e meritoi këtë mundësi të shkëlqyeshme dhe, në fakt, e shfrytëzoi në maksimum”.

Nacional e vuri stadiumin e vet në dispozicion të Ronaldos për t’u trajnuar këto ditë: “Cristiano na telefonoi dhe ne ishim të lumtur që ia dhamë këtë shans. I kemi zbatuar rregullat dhe protokollet e shëndetit të Madeira, të lidhura me Covid-19, duke filluar nga respektimi i distancave të sigurisë.

Cristiano ishte djali ynë dhe tani është shembulli më i mirë i mundshëm për “Accademia del Nacional”. Është një model për të gjithë botën. Ai është një superprofesionist dhe ka cilësi të jashtëzakonshme njerëzore. Është krenaria e shoqërisë sonë, e të gjithë neve. Futbollisti më i fortë në histori lindi në ishullin tonë të vogël”.

Rui Alves ka zbuluar se sa intensivisht po stërvitet kampioni i Juventusit: “Nuk vjen çdo ditë në stadium, por shpesh. Ndonjëherë vjen në mëngjes, ndonjëherë pasdite. Kjo varet nga programet e tij të trajnimit. Unë e kam parë atë super të motivuar dhe të vendosur. Ajri madeirian do t’i ketë dhënë energji edhe më pozitive. Ai po stërvitet shumë, mezi pret përfundimin e urgjencës shëndetësore. Për të mirën e botës dhe njerëzve, para së gjithash, pastaj sepse ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë”.

Për të ndihmuar Cristiano Ronaldo në stërvitje, i është vënë në dispozicion një nga djemtë e ekipeve rinore të Nacional: “Ai bën goditje, teston aftësitë e tij, prekjet e topit. Dhe pastaj godet në portë, ku është një portier i vërtetë, Filipi ynë, nën 19 vjeç. Djaloshi është i entuziasmuar që po përballet me Cristiano”.

Ronaldo është një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e Portugalisë dhe, ashtu si Sporting do të dëshironte të bënte, edhe Nacional mund t’i vendosë emrin e tij stadiumit: “Ndoshta po, do ta shohim. Ndërkohë, Akademia jonë tashmë mban emrin e tij dhe gjithashtu aeroporti i Madeira”.

Related posts

Zidane lëshon “bombën” pas triumfit në Ligën e Kampionëve, francezi deklaroi se…

Sadik.Autor

MOTO GP/ Sërish 6 javë pushim absolut, e ardhmja e Marquez mbetet në dyshim

Delo.autor

REALI i kërkon talentin, VALENCIA e lëshon vetëm për 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment