Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Tirana. Rezultati 0-1

Luhet duke filluar nga ora 13:45, ndeshja mes Apolonisë dhe Tiraës, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore. Orges Shehi kërkon gjithçka për gjithçka dhe do të provojë ta nisë me fitore aventurën te Tirana, ku mori vendin e të larguarit Nevil Dede.

Në 5 javët e fundit të kampionatit, fierakët kanë pasur rritje në lojë dhe rezultate. Apolonia ka fituar me Kastriotin dhe Laçin, ka barazuar në transfertë me Partizanin e Skënderbeun dhe ka humbur vetëm me Kukësin, duke grumbulluar 8 pikë në 5 javë, nga 13 pikë që ka gjithsej. Ndërsa bardheblutë sikur e kanë pasur ters atë fitore 3- 0 të fazës së parë kundër fierakëve, sepse më pas Tirana ka regjistruar 5 barazime radhazi: me Skënderbeun, Kukësin, Teutën, Vllazninë dhe Bylisin; 1 fitore me Kastriotin dhe së fundmi 2 humbje me Partizanin dhe Laçin.

Pra, sa pikë ka marrë Apolonia në këto 5 javë, aq ka grumbulluar edhe Tirana në 8 javët e fundit, secila nga 8 pikë; fierakët me golaverazhin 6-6 në 5 javë, ndërsa kryeqytetasit me golavarazhin 5-6 në këto 8 javë. Por, gjuha e statistikave nuk vlen shumë në fushë. Është fakt që mes këtyre skuadrave ka diferenca të mëdha në përbërje, ku “peshorja” e cilësisë anon dukshëm nga kampionët.

Një arsye tjetër që Tirana do të jetë “e uritur” për fitore kthese, është edhe ardhja e trajnerit të ri. Kësisoj, short më të mirë dhe kundërshtar më të lehtë në letër se Apolonia nuk mund të gjendej për bardheblutë.

LIVE| Apolonia-Tirana 0-0

KOMENTI LIVE:

89’ Kërkon barazimin Apolonia! Sota provon me një gjuajtje të fortë, por topi ndalet nga mbrojtësit e Tiranës dhe shkon në goditje këndi.

85’ Lëvizja e fundit te Tirana! Largohet nga fusha e lojës Torasa për t’i lënë vendin Vairinen.

76’ GOOOOOL TIRANA 1-0! Taulant Seferi gjen golin e parë me fanellën e Tiranës, teksa pas një lëvizje të bukur të Muçit nga e majta në drejtim të zonës, merr një top perfekt në zonë dhe nuk gabon përballë Harizajt për ta dërguar topin në rrjetë.

74’ Pretendojnë për penallti te Apolonia, teksa pas një topi të dërguar në zonë nga Mihana, e ndal Toshevski, i cili sipas lojtarëve fierakë e ka ndalur me dorë topin. Nuk është i këtij mendimi arbitri që vazhdon ndeshjen.

67’ Tenton të surprizojë Apolonia! Mihana niset në kundërsulm, jep një top për Gjatën, i cili gjuan menjëherë, por gjuajtja e tij shkon jashtë portës.

65′ Merr fund makthi i dëmtimit për Çelhakën, i cili futet në fushë për herë të parë këtë sezon duke marrë vendin e Tolit.

59’ Mundësi e mirë për Tiranën për të kaluar në avantazh. Danso jep një pasim të bukur për Seferin në zonë, i cili nuk kontrollon siç duhet, por Toli rikuperon topin e pason te Ismajlgeci, ky e dërgon përsëri te Seferi, i cili e ul me kokë për Muçin. Ky i fundit gjuan direkt, por Harizaj e ndal topin.

55’ Zëvendësimi i parë edhe te Tirana. Shehi largon nga fusha e lojës Kalenë për të inkuadruar Danso.

53’ Vjen zëvendësimi i parë te Apolonia, largohet nga fusha e lojës Rimal Haxhiu, për t’i lënë vendin Ejoh.

45′ Starton pjesa e dytë!

Nuk ka startuar ende pjesa e dytë e sfidës, kjo për shkak të problemeve me erën në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku pjesa e sipërme e tribunës, lëkundet për shkak të erës së fortë.

Mbyllet pjesa e parë!

44’ Jeboah rikuperon topin dhe jep pasim për Gjatën, por ky i sulmuesi ndalet në momentin e fundit. Te Apolonia pretendojnë për penallti për prekje me dorë.

36’ Tenton të shënojë Tirana. Torasa futet në zonë, jep një top në zonë, por Agiare largon rrezikun.

25’ Zoga shkëputet në të majtë, kroson në zonë, del dhe grushton Bekaj, por topi shkon  te Haxhiu, i cili tenton portën, por topi devijohet.

19’ Reagon edhe Apolonia, me Mihanën që shpërthen në krahun e djathtë, dërgon një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por Toli mbron topin, i cili del jashtë zonës.

14’ Kale rrëmben një top në mesfushë, pason te Seferi ky i fundit niset në drejtim të sulmit, pason për Muçin në momentin e fundit, i cili gjuan fort, por tentativa e tij me të djathtën ndalet përsëri te shtylla.

10’ Nuk ndalen sulmet e bardhebluve. Kale fiton një goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë, provon Batha me një gjuajtje të fortë, por topi ndalet te shtylla.

8’ Nisje e vrullshme e Tiranës! Ismajlgeci shpërthen nga krahu i majtë, jep një top në zonë për Seferin, i cili zgjatet por nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

6’ Tjetër mundësi e mirë për Seferin, i cili merr një top perfekt në zonë nga Batha, gjuan me të parën, por topi shkon mbi traun e portës.

4’ Mundësia e parë e mirë për Tiranën! Toshevski nis një top për Seferin, gabon Sota, por sulmuesi bardheblu gabon në kontrollin e topit.

Starton sfida!

Related posts

PREZANTOHET TEK KUKËSI/ Trajneri Shehi: Ju tregoj problemin e “Verilindorëve”

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA/ Juventus synon të marrë në janar yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Liga e Europës, Kroacia mposht 3-0 Shqipërinë, ndërlikohen pozitat e kuqezinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment