Futboll Sport

TOTENHEMI NË HORIZONT/ Mesfushori mendon seriozisht largimin nga Interi

Arturo Vidal është i pakënaqur me minutazhin e pakët dhe po mendon largimin nga Interi. Kontrata e kilianit skadon në qershor të 2022-shit dhe është në pozitat ideale për të gjetur një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij, aq më tepër kur ndjen se ka akoma për të dhënë, siç zbulojnë burimet afër tij.

 

Mes shumë mundësive në mendjen e 34-vjeçarit, më e vlerësuara është pista “Totenhem”, aty ku Vidal do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij Antonio Konte, që do e priste më krahë hapur.

Londinezët po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të lojtarit që në janar, një lëvizje që do u interesonte të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe Interin, i cili do të shpëtonte 4 milionë euro nga paga e Vidalit.

Related posts

NDESHJA NDAJ CLUB BRUGGE/ “Los Blancos” për fitore dhe rekord historik

Delo.autor

PAS 5 MINUTA LOJË/ Bernardo Silva shënon me një gjuatje fantastike jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

NJOFTIMI I FUNDIT NGA UEFA/ Do të ndryshojë rregulli i golit në fushë kundërshtare

Isa.Autor

Leave a Comment