Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti në “Selman Stërmasi”. Rezultati 2-1

Luhet duke filluar nga ora 13:45, ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit në “Selman Stërmasi” e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë vijnë pas 5 barazimeve radhazi dhe do të kërkojnë të kthehen me çdo kusht te fitorja, pasi në 10 ndeshjet e fundit kanë vetëm 2 të tilla.

Gjithashtu edhe Kastrioti nuk njeh fitore prej 2 ndeshjesh dhe sot do të kërkojë surprizën në kryeqytet. Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në total janë përballur 33 herë mes tyre, ky Tirana numëron 19 fitore, kundrejt 5 fitoreve të krutanëve dhe 9 ndeshje janë mbyllur në barazim.

LIVE| Tirana-Kastrioti 2-1

Battha 35′, Muç 51’/ Devid 21′

KOMENTI LIVE:

86’ Zëvendësimi i fundit te Tirana, largohet nga fusha e lojës Halili, për Sasrakun.

75’ Tjetër zëvendësim te Kastrioti, largohet nga fusha e lojës Deliaj, për t’i lënë vendin Nuriut.

72’ Krosim i rrezikshëm i Nezirit nga krahu i djathtë, Najdovski në tentativë për të larguar, për pak e dërgon topin në portën e tij.

66’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën. Ismajgleci, gjuan fort nga goditja e dënimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë të Hidit.

60’ Trajnerët bëjnë lëvizjet e radhës! Ndreu largon nga fusha e lojës Vokrrin, për Ramin. Dede largon Kukën dhe Torasën, për të inkuadruar Giamfin dhe Vrapin.

62’ Pranë golit të tretë Tirana! Seferi merr një top nga mesfusha, shmang Çelën dhe Bojomin, provon me një gjuajtje të fortë, por Hidi bën heroin, duke i mohuar golin sulmuesit.

53’ Vjen debutimi i Taluant Seferit me bardheblutë, Dede largon nga fusha e lojës Tolin, për të inkuadruar sulmuesin e Kombëtares.

51’ GOOOOOL TIRANA 2-1! Fantastik Ernest Muçi, i cili merr një pasim perfekt nga Ismajlgeci, dhe mposht Hidin, për të përmbysur rezultatin.

46’ Zëvendësimi i parë në ndeshje, Ndreu largon nga fusha e lojës Okebugun, për të inkuadruar Nezirin.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

41’ E pabesueshme çfarë ka humbur Rezi, i cili i rrëmben topin Najdovskit pranë zonës, shfaqet i vetëm me portierin Bekaj, por gjuajtja shkon mbi traun e portës.

35’ GOOOOOOL TIRANA 1-1! Aksion shumë i bukur i bardhebluve, me Halilin, që lëshon një top të bukur për Toshevskin në krahun e djathtë, ky i fundit futet bukur në zonë, pason për Bathën, i cili gjuan fort dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës.

28’ Rast i mirë për Tiranën. Kuka tenton të surprizojë krutanët me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Hidi është i vëmendshëm dhe e largon topin në goditje këndi.

21’ GOOOOOL KASTRIOTI 0-1! Fantastik Devid, i cili shfrytëzon shumë mirë një krosim i ardhur nga e majtë, për ta dërguar topin në rrjetë.

12’ Tenton të rrezikojë Kastrioti, me Mehmetin që lëshon një top të gjatë për Devid, por ky i fundit ndalet nga mbrojtësit bardheblu.

Starton takimi në “Selman Stërmasi”!

Related posts

ZHGËNJIM NË DERBIN E STAMBOLLIT/ Muriqi e mbyll i gjakosur (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-NAPOLI/ Pas një asist nga Zielinski, Politano zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Kampionati Shqiptar i Futbollit në kaos. Ultimatumi…

F.autor

Leave a Comment