Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION/ Trajneri Klopp: Manchester City mund të shkëputet, Henderson fenomenal

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur në lidhje me garën e ethshme për titullin kampion. Ai mendon se skuadra e Manchester City-t mund të shkëputet nga ndjekësit e saj.

“Këtë vit mund të jetë vërtetë një garë mes shumë ekipesh për titullin kampion, por City mund të shkëputet nga skuadrat e tjera sepse janë në një pozitë shumë të mirë dhe po luajnë sërish futboll të bukur. Ajo që kemi parë këtë sezon se nuk është aspak e lehtë për të gjithë ekipet, pasi të gjithë kanë patur ulje ngritjet e tyre për arsye të ndryshme.

“Henderson? Ne nuk duhet të harrojmë se ai është në të vërtetë një numër, por roli i ri e bën atë edhe më të veçantë. Hendo është një numër 8 i shndërruar në një numër 6 apo 4. Futbolli që luan ai tregon se çfarë niveli që ai ka.

“Aftësitë e tij fizike janë të dukshme dhe mund të luajë në të gjithë pozicionet. Unë i uroj atij një karrierë të gjatë dhe uroj që Henderson ta mbyllë karrierën në pozicionin që ai do, por sigurisht që mund të luajë si një mbrojtës dhe këtë gjë e pamë dhe kundër Tottenham”- tha Klopp.

Related posts

MBROJTËSI KUMBULLA NUK I BESON SYVE/ Shikoni momentin kur portieri kundërshtar i mohoi një gol të sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Icardi apo Immobile? Harrojini të dy, ky është i sulmuesi që shënon 1 gol çdo 39 min në Seria A

Sadik.Autor

ZYRTARE: Djali i Zidane ndryshon skuadër, bëhet shok skuadre me ‘yllin’ shqiptar

Q.Autor

Leave a Comment