Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli Rashica drejt largimit, kalon tek skuadra që rrezikon rënien nga Bundesliga

Një lajm i çuditshëm vjen nga Gjermania, aty ku Milot Rashica pritet të largohet nga ekipi i Werder Bremenit. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk u largua në verë nga ekipi i Werderit, por duket se do të ndodhë tani.

Gazetari i njohur gjerman, Max Bielefeld, bën me dije se Hertha e Berlinit ka kërkuar lojtarin shqiptar. Rashica nuk ka luajtur shumë këtë sezon, pasi ka patur shumë dëmtime, por mbetet një lojtar me vlera.

Lojtari shqiptar shihet si një lojtar kyç për Herthen. Klubi gjerman rrezikon rënien nga Bundesliga, prandaj synon të huazojë shqiptarin me të drejtë blerje. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me 24 vjeçarin.

Related posts

GAFA E JAVËS/ “TËRBOHET” PORTIERI: Mundohet të driblojë dhe e katranos duke…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Kamza-Tirana: Dy raste të pastra shënimi, e pabesueshme çfarë humbasin sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

MONZA SHKARKON TRAJNERIN/ Rikthen pas dy muajsh në stol Alessandro Nestën

F.autor

Leave a Comment