Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SHQIPTAR BËRI DEBUTIMIN ME NAPOLIN/ Menaxheri Aliaj zbulon të ardhmen e Rrahmanit: Do të luajë për…

Amir Rrahmani bëri debutimin me Napolin në ndeshjen ndaj Kaljarit, duke u aktivizuar nga stoli, ndonëse u afrua te skuadra e Gatuzos që në verë.

Tashmë mbrojtësi kosovar shpreson të gjejë akoma më shumë hapësira te Napoli, në mënyrë që të tregojë kualitetet e tij. Për këtë ka folur edhe vetë menaxheri i futbollistit, Adrian Aliaj. Ky i fundit në një prononcim të dhënë për “Radio Marte”, shprehet se Rrahmani do të qëndrojë gjatë te Napoli.

“ Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qëndrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gatuzo dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, tha Aliaj.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi Vardy rihap sfidën ndaj Manchester Cityt nga… (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo i papërmbajtshëm, Portugalia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVERPOOL VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Flet trajneri Klopp: Ishte një lojë emocionuese, Sadio Manen e hoqa sepse…

Delo.autor

Leave a Comment