Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E KUKËSIT/ Verilindorët arrijnë akordin me mbrojtësin e Lituanisë

Kukësi arriti të gjejë suksesin mbas 5 javëve vërtet zhgënjyese. Me fitoren kundër Apolonisë futbollistëve dhe drejtuesve tashmë u është rikthyer morali. Trajneri Hallaçi tani po punon shumë përveçse në aspektin teknikotaktik dhe në atë psikologjik. Ndërsa drejtori Nexhipi për të përforcuar skuadrën, në këto ditë të mbetura të merkatos së dimrit. Gazeta mëson ekskluzivisht se Kukësi ka arritur akordin me mbrojtësin e djathtë të kombëtares së Lituanisë. Bëhet fjalë për Rolandas Baravikas. Ai ka lindur në 1995-ën dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Lituanisë në të gjitha moshat deri tek të rriturit.

25- vjeçari është 1.85 metra i gjatë ndërsa luan në pozicionin mbrojtës i djathtë tipik. Potenciali i tij i madh dhe eksperienca kanë bërë që drejtuesit e Kukësit të nisnin fushatën menjëherë për ta afruar. Palët po negociojnë prej më shumë se një jave e vetëm tani duket se kanë arritur akordin. Shumë shpejt, nëse nuk ndodh ndonjë surprizë lojtari do të jetë pjesë e Kukësit.

Baravikas ka qenë me parë pjesë e klubeve si Atlantas e Zalgiris në Lituani ku ka shkëlqyer. Në mesin e sezonit 2019-2020, 25-vjeçari iu bashkua Nea Salamit në Qipro, por minutat për të te klubi qipriot kanë qenë mjaft të cunguara. Ai ka luajtur vetëm 8 takime në kampionat, të cilat janë shumë pak për një lojtar kombëtareje. Me afrimin e Baravikas në krahun e djathtë të mbrojtjes, Kukësi bën një hap shumë cilësor në kuadër të përforcimit të ekipit

Related posts

Nuk ka oferta për uellsianin, Gareth Bale merr vendimin për të ardhmen

Sadik.Autor

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Delo.autor

DERBI/ Bergomi: Ja kë duhet të neutralizojë INTERI për të mposhtur MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment