Futboll Seria A Sport

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ Zëvendësues për Ibrahimovic, Maldini piketon shqiptarin e Bayern Munich…

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re. Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bajernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.

Sipas të përditshmes “Bild”, sulmuesi mund t’i bashkohej Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual të Bundesligës, por bisedimet kanë frenuar ndjeshëm. Shkak është bërë përfshirja e Milanit që kërkon një pykë për të zëvendësuar Ibrahimoviçin. Në çështje është përfshirë Paolo Maldini që e pëlqen shumë sulmuesin kosovar. Drejtori sportive i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.

Related posts

LARGIM NGA MYNIHU? “Tremb” Levandovski: Nuk e di nëse qëndroj te Bajerni

F.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan peshkon gjigantin polak, marrëveshja mund të mbyllet për 5 milionë euro

Delo.autor

CHELSEA KALON NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Kante (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment