Futboll Seria A Sport

MILAN-TORINO/ “Kuqezinjtë” kërkojnë të rikthehen tek fitorja, Ibra nis nga stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Milanit dhe Torinos e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. Kryesuesit e drejtuar nga Stefano Pioli do të tentojnë të rikthehen te fitorja, pas humbjes së parë në kampionat ndaj Juventusit.

Ndryshe nga përballja ndaj kampionëve aktual, tekniku kuqezi do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje Tonalin, i cili rikthehet pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq.

Ndërkohë që Çalhanoglu dhe Zlatan Ibrahimoviç ndodhet në stol dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të aktivizohen disa minuta në pjesën e dytë. Benaser, Gabia, Kruniç, Rebiç dhe Salemakers janë 5 mungesat e Milanit në këtë përballje.

MILAN – TORINO

FORMACION ZYRTARE:

MILANI: Donaruma, Kalabria, Romanjoli, Kjaer, Teo Hernandez, Tonali, Kesi, Diaz, Kasijeho, Hauge, Leao.

TORINO: Sirigu, Bremer, Ico, Lianko, Rodruguez, Singo, Gojak, Lukiç, Rinkon, Verdi, Beloti.

Related posts

BAJERNI I MYNIHUT E PRET/ PSG heq dorë nga sulmuesi i Barcelonës

F.autor

E PABESUESHME/ Surpriza vjen nga Italia: ZIDANE mund të marrë drejtimin e…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Klubi i Premier zbarkon në Romë për Zaniolo, ekipi italian refuzon ta shesë!

Delo.autor

Leave a Comment