Futboll Seria A Sport

Mirabelli në tribunë, vëzhgon lojtarin që i duhet Milanit për sulmin

Radamel Falcao dje ishte në fushë me fanellën e Kolumbisë në miqësoren kundër Egjiptit, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërsa në shkallët e stadiumit ka qenë i pranishëm dhe drejtori sportivi i Milanit Massimiliano Mirabelli.

A është e gjitha një çështje? Pak ‘po’ dhe pak ‘jo’.

Pak ‘po’: Falcao ishte në qendrën sportive të kuqezinjve së bashku me të tjerë lojtarë të Kolumbisë. Federata kolumbiane ka zgjedhur Milanello-n, deri më 12 qershor, për të vijuar përgatitjet për Botërorin. Pastaj, është normale që të shihet sulmuesi duke u trajnuar para syve të Gattuso-s dhe Milanit.

Pak ‘jo’: Mes shumë impenjimeve të kombëtareve, Massimo Mirabelli zgjodhi që ndiqte Egjipt – Kolumbi në Bergamo.

Kjo është arsyeja pse Milani nisi që të “gjuajë” Radamel Falcao-n. Pengesa nuk është për shkak të çmimit të kartonit, por angazhimet në Principatën e Monakos vlejnë më shumë se 10 milion euro. Duke pritur arsyetimin e kuqezinjve, Radamel Falcao qëndron në listë së bashku me Immobile0n, Morata-n dhe Timo Ëerner. Gjermani është një hyrje e re që i pëlqen trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Ndër të tjera, drejtori sportiv Mirabelli ka propozuar për të transferuar Locatelli-n te Cagliari. Por, përgjigja e lojtarit ka qenë e prerë, ai nuk kërkon që të ikë nga Milanello.

Related posts

FENOMENALE/ “700 ndeshjet e Messit” dhe “më të mirët”, ndizet kampionati spanjoll

Isa.Autor

SPECIALE/ Trashëgimia e Zidane: Reali ekipi më i mirë në historinë e futbollit?

Sadik.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Taktikë dhe filozofi, Derbi i Kryeqytetit në dimensionin “3D”

Delo.autor

Leave a Comment