Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Stoli i Contes është më i shtrenjti, por ka zero impakt. Ja vlerat e pankinave në Serinë A…

Pas fitores së sfumuar në “Olimpico” kundër Romës, nuk janë ndalur akuzat për Antonio Konten lidhur me menaxhimin e zëvendësimeve. Reflektorët janë drejtuar nga stoli me impakt zero i zikaltërve, pavarësisht se nuk është aspak ekonomike… “Gazzetta dello Sport” ka analizuar pagat neto të futbollistëve (në milionë euro) në stolin e skuadrave të Serisë A në zonën e Europës në javën e fundit të kampionatit.

INTER: 32,3 – Kundër verdhekuqve u aktivizuan Kolarov (3 milionë neto), Galjardini (1,5), Jang (3) dhe Perisiç (5), ndërkohë që qëndruan spektatorë Padeli (0,5 milionë), Radu (1), Ranokia (1,8), Sensi (2), Eriksen (7,5) e Sançez (7).

JUVENTUS: 30,5 – Vetëm Juventusi i afrohet një shifre të tillë, por së paku ndryshimet e Pirlos kanë prodhuar rezultate të mira (si në rastin e Ramsejit). Ja stoli bardhezi kundër Sasuolos: Bufon (1,5), Kielini (3,5), të aktivizuar Bernardeski (4), Rabio (7), Ram sej (7), Morata (5), Kulusevski (2,5).

NAPOLI: 24,1 – Stoli i Gatuzos, që shërbeu kundër Udinezes, ishte: Ospina (1,4), Kontini (0,3), Politano (2,2), Kulibali (6), Ghulam (2,4), Lobotka (2), të aktivizuar Maksimoviç (1,2), Mario Rui (2,1), Elmaz (1,5), Deme (2,5), Jorente (2,5).

MILAN: 17,9 – Shifra më të ulëta (pavarësisht pranisë së pazakontë të Ibrës) për stolin e Milanit kryesues. Kundër Torinos në suksesin për 2-0 ndodheshin: Tatarushanu (1,2), Konti (2), Kalulu (0,6), Muzakio (2), Kolombo (0,3), Duarte (1), të aktivizuar Dalo (1), Çalhanoglu (2,5), Ibrahimoviç (7), Maldini (0,3).

ROMA: 13,3 – Në barazimin ndaj zikaltërve stoli i Fonsekës ishte ky: Fuzato (0,5), Huan Zhesus (2,2), Kumbulla (1,8), Diavara (2,5), të aktivizuar Kristante (2), Karles Perez (2), Borha Majoral (2,3).

ATALANTA: 8,75 – Nuk habit fakti që në këtë analizë të veçantë pagën më të ulët (edhe) në stol ishte Atalanta. Ja lojtarët në gatishmëri të Gasperinit, që kundër Beneventos zgjodhi të duhurit: Sutalo (0,25), Lamers (0,8), Kaldara (1), Gjimshiti (0,8), Sportielo (0,6), të aktivizuar Malinovskij (1), Muriel (1,8), De Paoli (0,35), Mirançuk (1,5), Maehle (0,65).

POR, TEK INTERI… – Cilësia ulet, shumë i lartë hendeku mes titullarëve dhe rezervave. Këtë tregoi edhe ndeshja në “Olimpico”. Por kjo po dallohet edhe përgjatë gjithë sezonit. Mjaftojnë shifrat e mëposhtme për të konfirmuar tendencën: nga aktivizimet nga stoli, këtë sezon, zikaltrit kanë pasur vetëm katër gola; së bashku me asistet janë 10 ndikimet pozitive të lojtarëve të aktivizuar gjatë ndeshjes. Nga këta vetëm dy kanë ardhur nga linja të dyta, ose më saktë D’Ambrozio (gol në Kaljari) dhe Darmian (asist me Krotonen): në llogari, në fakt, nuk është korrekte të përfshihen titullarët që e kanë nisur ndeshjen nga jashtë për rrotacion. Vetëm Perisiç, mes linjave të dyta ta Kontes, ka kaluar kuotën 1000 minuta, nga 1980 të luajtura deri tani nga Interi. Është më i angazhuari, por edhe mes më zhgënjyesve.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MILANI apo REALI? CONTE tregon të vërtetën, do drejtojë klubin e…

Isa.Autor

Mesi apo Ronaldo? Ambasadorja seksi e Botërorit bën zgjedhjen e saj

Sadik.Autor

Futbollisti i Inter: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment