Futboll Kategoria Superiore Sport

“NDËRHYRJE NË FORMACION? SA HERË MË DO QEJFI”/ Presidenti Halili: Nuk ka lindur ai burrë që…

Presidenti i Tiranës Refik Halili, ka folur pas largimit të trajnerit Nevil Dede nga drejtimi i skuadrës. Për mediat, numri 1 i klubit bardheblu ka thënë se do bëjë ndërhyrje në formacion sa herë të dojë, teksa shton më tej se Dede nuk e braktisi Tiranën, pasi sipas tij nuk ka lindur ende ai burrë që mund të braktisë Tiranën.

“Për ta thënë troç. Sa herë kam folur unë më kanë kushtuar shtrenjtë financat. Sa herë thuhet u shkarkua trajneri, dynden për kontratën.

Ndërhyrje në formacion? Sa herë më do qejfi, do bëj ndërhyrje në formacion. Sa herë të thoni ju që unë kam ndërhyrë, kam ndërhyrë. Kam 20 vjet që ndërhyj. O kanë bërë trajnerët qejf me mua trajnerët, nuk besoj të kenë bërë me dikë tjetër.

Kanë qenë gjithmonë të pavarur. Luajnë sipas dëshirës, ia kemi parë hajrin. Jam i lumtur me të gjithë që kemi punuar. Nuk është braktisje. Tiranë nuk ka lindur ai burrë që ta braktisë Tiranën. Para se të ikte unë jam takuar me të dhe kemi vendosur. Është bërë një takim me të dhe është mbyllur çështja. Pyeteni Nevilin për shkaqet e largimit. Kur flet ai, do jetë më mirë për ne. As unë vetë nuk mund të them për largimin. Skuadra nuk ka ecur mirë. Ne nuk kemi pasur rezultatet të mira.”, tha Halili për mediat.

Related posts

VAN DIJK SUPRIZON TIFOZIN E LIVERPOOL/ I shkon atij te puna dhe e merr në qendrën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu. Pranë golit korçarët, Abibi shpëton portën

Delo.autor

Leave a Comment