Futboll Sport

ZYRTARE/ Lëvizje e papritur, klubi i njohur njofton të ardhmen e trajnerit kampion bote. Ja emri i madh…

Ish-trajneri kampion bote me Brazilin në Botërorin “Japoni&Kore e Jugut 2002”, Luiz Felipe Skolari largohet zyrtarisht nga pankina e skuadrës braziliane të Kruzerios.

Skolari ka prishur marrëdhënien në mënyrë konsensuale, ku udhëhoqi skuadrën për këtë sezon në 21 ndeshje duke koleksionuar 9 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje.

Në total tekniku 72-vjeçar me skuadrën e Kruzerios e cila militon në Serinë B ka zhvilluar 96 ndeshje, ku ka fituar 49, barazuar 31, dhe humbur 16.

Lajmin e largimit të Skolarit e ka publikuar vetë skuadra e Kruzerios në një komunikatë në sajtin e saj zyrtar:

KOMUNIKATA ZYRTARE E KRUZERIOS –

“Klubi i Kruzerios dhe Luiz Felipe Skolari vendosën me konsensus, të përfundojnë kontratën e tyre. Kruzerio falënderon dhe vlerëson të gjithë punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e Skolarit dhe stafit të tij ndaj klubit në këtë moment të rëndësishëm, dhe i uron të fat dhe lumturi trajnerit të kampionit të botës dhe stafit të tij.”

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Lojtarët e BOCËS nuk marrin frymë. Shtyhet sërish klasikja (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

“ZIZU ËSHTË KAMPION, UNË JAM ME FAT”/ Diego Simeone: Ne favoritë ndaj Realit? Nuk komentoj

Delo.autor

(FOTO) Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i “refuzon” është Akinfenwa i njohur si “Bisha”

Q.Autor

Leave a Comment