Futboll Seria A Sport

NGA ORA E MBËSHTJELLË ME DIAMANTE TEK BYZYLYKU/ Ronaldo “mbreti” i luksit, ja sa kushtojnë bizhuteritë e tij (FOTO)

Që Kristiano Ronaldo pëlqen luksin nuk është mister dhe madje edhe jashtë fushe, kampionit 35-vjeçar portugez i Juventusit i pëlqen t’a tregojë atë, siç ndodhi kohët e fundit në Dubai në “Globe Soccer Awards”.

Nga ora me diamant të mbështjellë, tek byzylyku, duke kaluar përmes një unaze të shkëlqyeshme dhe një vathi të çmuar, Ronaldo dhe partnerja e tij Xheorxhina Rodrigez parakaluan të zbukuruar me xhevahirë gjatë ceremonisë.

Orë prej “sheiku” –  Por sa kushtojnë bizhuteritë e Kristiano Ronaldos? Është e vështirë të vlerësosh vlerën e një koleksioni të krijuar me kalimin e kohës falë shumë viteve të karrierës fitimprurëse, por ndër pjesët më të çmuara, përveç unazave 120 mijë euro dhe vathit prej diamanti 50 mijë euro, ka një orë të dyfishtë “Breguet Tourbillon” nga 800 mijë euro dhe një “Franck Muller 7008” me 424 diamante dhe mbi 20 karat gjithsej, vlera e të cilave është rreth 2 milionë euro.

Related posts

PAS 19 MINUTASH LOJË/ Nainggolan mposht portierin me një goditje me kokë (VIDEO)

Delo.autor

DY SEZONE NË HIJE/ Lukaku përfundon në listën e Realit për post-Benzema

F.autor

“Neymari dhe Ronaldo mund të luajnë së bashku”

Q.Autor

Leave a Comment