Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK ËSHTË MË NJË “PITBULL”/ Keidi Bare bëhet “maestro”. Mesfushori “kuqezi” evoluon tek Espanyol

Keidi Bare nuk është më një “pitbull”. Pseudonimi i mesfushorit të Kombëtares, krahasuar me karakteristikat agresive të një futbollisti vetëm shkatërrues “alla Gatuzo”, tani ka rënë. Kjo, sepse në Spanjë, paraqitjet që ka bërë me Espanjolin e kanë tjetërsuar djaloshin kuqezi. Së fundmi, prestigjiozja “AS.com” lartëson paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, duke treguar edhe rritjen e tij që ka pësuar. Qoftë në raport me pasimet, hapësirën territoriale që përshkruan së fundmi në fushë apo edhe për numrin e kartonëve të verdhë që janë gjithnjë e më në ulje.

BARE, NJË “MAESTRO”
Nënshkrimi i Keidi Bares me Espanjolin ka kaluar disa kapituj, njësoj si serialet “Netfix”. Paraqitjet e tij te Malagga u komentuan shumë saqë u përfol më së pari që ai do të transferohej në një skuadër më të mirë, por në fund, ishte Espanjoli që ia doli të siguronte shërbimet e tij. Pagesa totale ishte afro dy milionë, që shpëtuan arkat e Malagës për atë moment dhe tashmë është shndërruar në lojtarin kryesor të mesfushës së Espanjolit, në tentativën për t’u rikthyer sa më shpejt në La Liga. Katër muaj kanë kaluar nga koha kur Bare iu bashkua Espanjolit. Në fillim, një start jo me ritmin e duhur, disa dëmtime, por tanimë është bërë një “maestro” në mesfushë. Një lojtar i domosdoshëm për çdo skemë dhe me praninë e tij në fushë, skuadra nuk vuan asnjëherë në fazën defensive. Ndeshje pas ndeshjeje, ish-lojtari i Malagës ka rifituar formën fizike, ka rifituar aftësitë e përshtatjes me skuadrën dhe duke përmirësuar paraqitjet e tij që tashmë janë të një niveli sipëror, ai është bërë lojtari titullar i pazëvendësueshëm për Espanjolin, duke fituar çdo rivalitet në skuadër.

Në ndeshjen ndaj Gironës, Bare tregoi aftësinë që në fushë gjatë ndeshjes mund të mbulojë edhe rolin e numrit 10, për të bërë furnizuesin e sulmuesve me pasime për gol. Jo vetëm kaq, por duke e bërë këtë, Bare nuk lë mangët asgjë në zonën e tij në mesfushë, të cilën e zotëron përgjatë gjithë ndeshjes, duke qenë i kudondodhur dhe i pakalueshëm. Vërtet një “digë” para mbrojtjes. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm, tregues i rritjes në cilësi të Bares, është edhe numri i pasimeve të sakta dhe efektive që ai bën. Kohë më parë, ai humbiste 17 topa, mirëpo në ndeshjen ndaj Gironës vetëm 8 dhe në sfidën e fundit, vetëm 5.

Nuk mbaron me kaq, pasi shqiptari ka humbur agresivitetin e panevojshëm në mesfushë duke u “zverdhur” sistematikisht në të shkuarën. Tanimë ka marrë vetëm 2 kartonë në 11 ndeshje, në të cilat shtatë prej tyre si titullar. Në moshën 23- vjeçare, Keidi Bare është shndërruar në një lojtar special për të tashmen për edhe të ardhmen e Espanjolit. Për Shqipërinë dhe trajnerin Reja, rritja cilësore dhe shndërrimi në një “maestro” nga ana e Keidi Bares është një lajm fantastik në prag të nisjes së edicionit të ri të kualifikueseve në muajin mars.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN PËR YLLIN E PSG-SË/ Trajneri Unai Emery rrëfen: Mbappe dëshironte të bashkohej me…

Delo.autor

Çmendet Mourinho, 140 milionë stërlina për Maguire dhe Alderweireld

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Brescia. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment