Futboll La Liga Sport

ZBARDHET TAKIMI ME PRESIDENTIN PEREZ/ Mbrojtësi Ramos trondit Realin: Do shkoj bashkë me Messin tek…

Serxho Ramos refuzon ofertën që i ka bërë Reali i Madridit për rinovimin e kontratës. Lajmi i bujshëm nga Spanja ka tronditur tifozët madrilenë, por edhe opinionin sportiv në të gjithë Europën. Kapiteni spanjoll nuk ka ndërmend që të hedhë firmën në kontratën e re me kushtet e vendosura nga klubi dhe mendon se ka ardhur koha që të nisë një aventurë të re. PSG-ja, Juventusi dhe shumë skuadra të tjera në Angli kanë shfaqur interes për një nga mbrojtësit më të mirë të historisë. Ramos ka takuar nga afër presidentin Perez dhe i ka thënë se PSG-ja ka një projekt ambicioz, për të ndërtuar një ekip të rëndësishëm me të dhe me Lionel Mesin.

TAKIMI ME PEREZIN – Elçe. Hoteli “Huerto del Cura”. Është e mërkurë. Vetëm dy orë pas përfundimit të ndeshjes Elçe-Real Madrid zhvillohet një takim në dhomën e kapitenit të skuadrës Serxho Ramos. Ballë për ballë ishin mbrojtësi spanjoll dhe presidenti i klubit, Florentino Perez. Tonet janë të qeta, madje deri diku miqësore. Serxho Ramos i thotë presidentit: Nuk do ta pranoj ofertën që më keni bërë. Dhe duke nisur nga dita e sotme do të dëgjoj oferta nga ekipet e ndryshme. Diçka e tillë tronditi numrin një të Realit, i cili vendosi të vazhdonte bisedën me kapitenin për të kuptuar idenë që ka për të ardhmen. Në këtë takim sy më sy u fol gjithashtu edhe për PSG-në, çka do të thotë se e ardhmja e mbrojtësit spanjoll mund të jetë Franca.

Florentino mendon se nuk do të vijë një ofertë për të nga ana e PSG-së, duke theksuar se raportet mes dy skuadrave janë të shkëlqyera. Por numri 4 i Realit ka këmbëngulur duke u futur në detaje. “Nga Parisi, ose më mirë dikush në Paris më ka thënë se do të bëjnë një skuadër të frikshme me mua dhe me Lionel Mesin”, ka thënë Ramos. Presidenti vazhdon me idenë e tij se kjo ofertë nuk do të vijë, por nëse do të jetë e rëndësishme në aspektin ekonomik, atëherë Reali i Madridit do ta kuptojë çdo vendim që do të marrë Serxho Ramos. Ai gjithashtu i sqaron Ramosit se situata ekonomike në klub nuk është shumë e mirë dhe nuk mund të ofrojnë mbi 12 milionë euro pagë vjetore. “Nëse të ofrojnë 20 milionë euro, atëherë ne sigurisht që do ta mirëkuptojmë”, i ka thënë Perez kapitenit të Realit. Në ditët e ardhshme priten zhvillime, por sigurisht që “Galaktikët” nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Related posts

Nga Kean te Caldara, ja sa vlejnë sot huazimet e Juventus

Q.Autor

PUBLIKOHET LISTA E RE/ 10 vendet e para në renditjen e FIFA-s, ja kush kryeson

Delo.autor

U MUNDËN NGA TEUTA/ Shehi: Rezultati nuk iu përgjigj lojës, duhet që të…

Isa.Autor

Leave a Comment