Futboll Seria A Sport

“E KENI NDERUAR FANELLËN”/ Lojtarët e “Kuqezinjve” marrin mesazhin e veçantë para ndeshjes ndaj Juventus

Milani do të luajë ditën e sotme përballë Juventusit, në një ndeshje ku kuqezinjtë vijnë si kryesues, diçka që nuk ndodhte prej shumë vitesh.

Kjo ka sjellë edhe entuziazmin te tifozët kuqezi, të cilët do të donin më shumë se kurrë të ishin në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Duke qenë se e kanë të pamundur për të dalë në rrugë dhe për t’i dhënë zemër lojtarëve para ndeshjes, siç bënë para derbit me Interin, tifozët e Milanit kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të motivuar lojtarët para ndeshjes.

“Curva Sud” kanë vendosur që të gjithë lojtarëve të Milanit, para ndeshjes me Juven t’iu dërgojë një mesazh motivues, në të cilin shkruhet: “Pasi që nuk ishim në gjendje të organizonim asgjë për shkak të zonës së kuqe, dëshironim të ishim afër djemve tanë gjithsesi për t’i motivuar ata për ndeshjen e sotme. Ne do të dëshironim të ishim me ju, për t’ju dhënë mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ne do të dëshironim të ishim në vendin tonë, ku jeni mësuar të na shihni dhe dëgjoni. Ne do të dëshironim të ishim në Curva Sud, duke ju pritur që të festoni me ne një gol ose një fitore. Ne do të dëshironim të ishim me ju për t’ju shtyrë të sulmonit pa frikë dhe pa mëshirë. Për t’ju motivuar, për t’ju thirrur emrat njëri pas tjetrit, në mënyrë që ta ktheni çdo zonë të San Siro në një makth për kundërshtarët tanë.

FBL-ITA-SERIEA-AC-MILAN-INTER-1571595854

Ne do të dëshironim të ishim pranë jush për të bërë që gjaku juaj të vlojë dhetë ndjeni ngrohtësinë e pashtershme të dashurisë sonë. Ne ju shoqëruam nëpër rrugët e Milanos para derbit dhe ju kurrë nuk ishit të mbrojtur si në atë rast. Ne u kemi vënë flakën rrugëve të Milanos kur kaloni, duke i kthyer në zjarr nga e cila keni dalë ju, një ekip i frikshëm dhe i pamëshirshëm i Djajve. Ju keni nderuar fanellën tonë, e keni sjellë Milanin përsëri atje ku meriton të jetë, na keni bërë krenar për ju, ne jemi përsëri të bashkuar: një ekip dhe Curva e saj.

Luftoni për NE, dhe do ta ndjeni zemrën tonë duke rrahur me tuajat. Fitoni për NE dhe do të ndjeni gëzimin dhe mirënjohjen e të gjithë njerëzve të Milanos. Ne po ju presim nën Curva Sud dhe do të duket sikur të ishim para jush… Bëhuni kuqezi… Bëhuni tifoz të Milanit… Bëhuni ultras të Curva Sud Milano… Sepse tani ju jeni zotërinjtë e ferrit, ju takon juve që të pushtoni parajsën për ne. Jemi gjithmonë me ju, nuk do t’iu lëmë kurrë!”

Related posts

Barcelona kampione e La Ligas me pikë për vitin 2017

Q.Autor

ITALI-SPANJË/ Mancini shuan dyshimet, Emerson në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Mendesh shtyn Kristiano Ronaldon të rikthehet te Juventusi

F.autor

Leave a Comment