Futboll La Liga Sport

PANIK PËR ZIDANE/ Tekniku francez ka patur kontakt me një të dyshuar me COVID-19

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan ka patur një kontakt direkt me një person të infektuar me koronavirus, dhe tekniku francez është vetë-izoluar në banesën e tij.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” që konfirmon këtë lajm shpjegon se tekniku i madrilenëve gëzon shëndet të mirë, por në respekt të protokollit të La Liga-s, nuk ka të drejtën të ushtrojë stërvitje dhe ndodhet në izolim total në pritje të tamponit ku i është nënshtruar.

Zidan rrezikon të mos jetë në pankinë në sfidën ndaj Osasunës në javën e 18-të të La Liga-s spanjolle, e cila është në program të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Related posts

Goli ndaj Milanit do t’i kushtojë 7.5 mln euro Beneventos

Sadik.Autor

POGBA DHE RAKITIC ME “VALIXHE” NË DUAR/ Ja prapaskenat e bujshme të merkatos së janarit

Delo.autor

Pritja spektakolare ndaj Napolit, Berisha vlerësohet si më i miri i Atalantës (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment