Futboll Premier League Sport

PARA DERBIT TË MANÇESTERIT PËR BILETËN NË FINALE/ Trajneri Guardiola: S’kemi lojtarë, gjithçka u mbyll…

Pep Guardiola thotë se Mançester Siti nuk ka mjaftueshëm lojtarë për gjysmëfinalen e sotme të Kupës së Ligës kundër rivalëve të Junajtid për shkak të infektimeve me COVID-19. “Qytetarët” kishin 6 mungesa në ndeshjen e Premier Ligës kundër Çelsit të dielën, e megjithatë fituan 3-1 në “Stamford Bridge”.

Por trajneri spanjoll tha në konferencën e djeshme se nëse kjo situatë do të vazhdojë, atëherë Siti do të vuajë pasojat afatgjata. “Nuk kemi shumë lojtarë. Të luajë njëri dy ndeshje është në rregull, por nëse kjo ndodh për një kohë të gjatë dhe ti mund të aktivizosh vetëm 14-15 futbollistë, do të jetë më e vështirë. Por si kushdo në botë, ne duhet të përshtatemi me jetën dhe profesionin tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk kemi tjetër alternativë.

E rëndësishme është se djemtë që janë të infektuar po rikuperohen mirë dhe të tjerët po përpiqen të ruhen sa më shumë që të jetë e mundur”. Por, pavarësisht listës së gjatë të mungesave, Pep është i vetëdijshëm se Siti nuk është një rast i izoluar dhe thotë se të gjithë duhet të përshtaten me këtë situatë, ndërsa Premier Liga raportoi dje 40 raste pozitive nga raundi i fundit i testimeve.

“Ka të tjera klube, si Njukasëlli për shembull. Të gjithë po luftojnë me rrezikun e Koronavirusit. Kjo situatë është tërësisht e re. Duket sikur jemi një ishull brenda shoqërisë tonë. Duket sikur gjithçka është mbyllur përveç nesh. Kur njerëzit thonë se futbollistët janë specialë, ndoshta është e vërtetë. Ne nuk e besonim më parë. Unë kam menduar gjithnjë se mjekët, mësuesit, arkitektët, të gjithë njerëzit janë njëlloj. Por duket se gjithçka është mbyllur përveç biznesit tonë”.

Related posts

E RRALLË/ Antonio Conte u pushua me vetëm 52 fjalë, Chelsea e bën “baltë”

Isa.Autor

REVOLUCION TË MADH NË VERË/ Ja kush do jetë portieri i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Përballja me Serbinë, flet babai i Xherdan Shaqirit: Zemra më thotë…

Sadik.Autor

Leave a Comment