Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ ATALANTA-S/ Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të…

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n.

“Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të rikuperojmë dhe të presim ndeshjen e ardhshme”.

“Skuadra është pak e brishtë sepse mungojnë 4-5 titullarë dhe luajnë lojtarë që nuk kanë shumë eksperiencë dhe shumë ndeshje në Serinë A. Por ky nuk mund të jetë një justifikim, jemi të parët”.

– Jeni kampionë dimri.

“Nuk vlen për asgjë”.

–  Si do t’ia përmirësoni humorin skuadrës?

“Kemi një ndeshje tjetër pas disa ditësh dhe kemi mundësinë të bëjmë më mirë se sot, sigurisht. Tani duhet të përgatitemi mirë”.

– Do të pëlqente të luaje me Ilicic?

“Kur i jep kohën, ai e ka shumë të lehtë të luajë. Sot kishte shumë kohë me topin në këmbë dhe ka bërë një ndeshje të madhe, mund të kishte bërë më shumë gola, ka qenë më i sjellshëm se duhet”.

– Çfarë i ke thënë Mandzukic-it?

“Nuk është një që flet shumë, duket. Kam provuar t’i jap mirëseardhjen në sllavisht, italisht, por kur Pioli e ka ftuar t’i thotë diçka skuadrës, ai ka refuzuar. Është një person shumë serioz, i përqendruar, dhe do hapësirën e tij”.

– Një përshëndetje për Conte-n?

“Përshëndetje Antonio. Shihemi të martën”.

Related posts

E BUJSHME/ Levandovski në orbitën e Interit, Bajernin e “josh” shkëmbimi me… Ikardin

Delo.autor

CEREMONI FESTIVE PËRPARA SFIDËS ME KUKËSIN/ Olsi Rama: Tifozët s’e lanë kurrë ekipin jetim…

Delo.autor

Ronaldo: Barcelona “shumë e keqe” për brazilianët

Q.Autor

Leave a Comment