Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Presidenti i Napolit pozitiv me koronavirus, skuadra në izolim

Lajmi i pozitivitetit me koronavirus i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka vënë alarmin në Serinë A. Numri 1 i Napolit ka qenë dje i pranishëm në Asamblenë e Ligës së Serisë A të Futbollit, së bashku me 19 presidentët e tjerë.

Në këtë asamble nuk ka qenë e detyrueshme mbajtja e maskës, pasi ishte respektuar protokolli i distancimit social. Ndërkohë që, gjatë Asamblesë ka patur edhe takime “kokë më kokë”, ndaj është marrë vendimi që të gjithë presidentët e Serisë A të kryejnë tamponin.

Kjo është një masë e detyrueshme dhe të gjithë presidentët do të hyjnë që sot në karantinë deri në marrjen e përgjigjes së tamponit.

Related posts

“KATAR 2022″/ Kombëtarja zbarkon në Andorra, pas përgatitjeve dy ditore në Barcelonë. Ja axhenda…

Delo.autor

Egjipt vs Uruguai, formacionet zyrtare. Salah në stol!

Sadik.Autor

Pak çaste përpara finales Francë-Kroaci, ja me kë është tifoz boksieri shqiptar

Isa.Autor

Leave a Comment