Boks Sport

PËRBALLJA NDAJ DEONTAY WILDER/ Reagon Fury: Ndaj atij nuk kam për të dueluar më kurrë në të ardhmen

Boksieri britanik Tyson Fury i ka komunikuar promotorit të tij Bob Arum se nuk do të duelojë më ndaj amerikanit Deontay Wilder. Dy boksierët janë përballur dy herë mes tyre në të shkuarën, ku sfida e parë u mbyll në barazim dhe në të dytën Fury fitoi me “KO” në raundin e shtatë dhe mori titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

“Ky ka qenë mendimi i Tyson që më parë dhe ai nuk ka ndryshuar mendje as për Krishtlindje e as pas Vitit të Ri”, tha Bob Arum në lidhje me nje përballje të tretë mes Fury dhe Wilder.

“Tyson na e ka komunikuar këtë gjë si mua ashtu dhe mediatorit që ishte vendosur për të pajtuar dy boksierët për një duel të tretë. Tyson ishte i qartë: As sot, as nesër! Kurrë nuk do të duelojë ndaj Wilder pas gjërave që ai ka thënë ndaj britanikut”, tha Arum.

Related posts

REALI NUK FAL/ Zidan: E dinim që do të ishim këtu në mars

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

MAROTTA PLANIFIKON TË ARDHMEN E INTERIT/ Ja si mund ti shpëtojë shkarkimit Spalletti tek “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment