Gossip Sport

“TRADHËTOI” PARTIZANIN PËR SKUADRËN E VËLLAIT/ Olta Sheta: Lojtari im i preferuar është… (FOTO)

Pas një ecurie aspak pozitive në javët e fundit në kampionat, Partizani e katranosi edhe më keq në Kupën e Shqipërisë, ku u mund të mërkurën në mënyrë të papritur në takimin e vajtjes nga Besëlidhja me rezultatin shokues 3-0. Kjo sfidë ishte speciale për tifozen seksi të Partizanit, Olta Sheta, pasi zemra e saj ishte ndarë mes të kuqve dhe skuadrës ku militon vëllai, Ariani.

Megjithatë, ish-banorja e “Big Brother”-it, në këtë rast i tradhtoi “demat”, pasi dëshironte suksesin e të vëllait. Në një intervistë për “Panorama Sport”, modelja që njihet për linjat e saj perfekte flet për ecurinë e kampionëve të Shqipërisë, luftën për titull ku thotë se i frikësohet Tiranës si dhe “zbulon” lojtarin e saj të preferuar.

 Si u ndjetë pas humbjes së Partizanit ndaj skuadrës ku luan vëllai juaj, Ariani? 

Si tifoze e Partizanit, më erdhi keq, por duke ditur që luante kundër vëllait, normalisht dëshiroja një fitore të vëllait tim. Pra, këtë herë isha tifoze e vëllait.

olta-sheta3

Çfarë i keni thënë vëllait pas ndeshjes?

Kemi komunikuar dhe realisht kam menduar që një fitore do të ishte e vështirë për Besëlidhjen. Dëshiroja që të shënonte një gol edhe Ariani.

Pse Partizani po vuan kaq shumë këtë sezon?

Duke parë mënyrën e zhvillimit të lojës që realizoi Partizani, unë mendoj se çalon në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit. Gjithashtu, ekipi nuk ka grintë si dhe mungon bashkëpunimi mes lojtarëve.

olta1_2

Cili nga lojtarët ju pëlqen më shumë?

E kush tjetër përveç Arian Shetës, vëllait tim.

unnamed (1) unnamed 386496 Olta auto_Screenshot_241555494142

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Delo.autor

PARALAJMËRON YLLIN GRIEZMANN/ Presidenti i Atletico Madrid: Shiko se në “Wanda Metropolitano” të presin…

Delo.autor

Cuculi firmos me Kukësin dhe rigjen Nexhipin, ja rroga që do përfitojë te verilindorët

Sadik.Autor

Leave a Comment