Futboll Seria A Sport

PYETET PËR LUFTËN E TITULLIT TË SERIE A/ Trajneri Fonseca: Të mundim Interin, pastaj flasim…

Roma ka tri pikë më pak se Interi dhe katër më pak se Milani. Prandaj, e pashmangshme që ndeshja e nesërme kundër ekipit të Conte në “Olimpico” mund të konsiderohet një sfidë në lartësi të madhe, ndoshta shumë e lartë. Paulo Fonseca e di këtë, por, kur u pyet, ai zgjedh të mbajë një profil të ulët gjatë konferencës: Scudetto? Për ne, vetëm ndeshja e nesërme ka rëndësi. Do të luajmë për të fituar. Nuk do të mendojmë për pjesën tjetër, do ta bëjmë më vonë”.

Të mundë Interin, nuk do të jetë e lehtë: sepse Roma gjithmonë ka luftuar në ndeshje të mëdha, deri më tani, jo aq për sa i përket performances, por rezultateve. Sipas Fonseca: “Zikaltrit janë ekip me identitet të fortë. Ata nuk kanë vetëm individualitete, çka është shumë e rëndësishme. Është e lehtë të kuptosh se si luajnë, por e vështirë të përballesh me ta, për shkak të forcës së ekipit”.

Fonseca qesh sinqerisht kur pyetet nëse nesër do të mendojë për faktin se Conte mund të kishte qenë në vendin e tij, në stolin e Romës, dhe ndoshta ai do ta falënderojë atë për refuzimin: “Nuk mendoj se do të flasim për këtë nesër”.

Related posts

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Bylis tenton të marrë dy ish-lojtarët e “Bardhebluve”…

Delo.autor

Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit bën start fantastik në Superligën e Danimarkës

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Higuain rrit kërkesat, në rrezik marrëveshjet mes Juves dhe Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment