Futboll Kategoria Superiore Sport

PAGESA E ME KËSTE PËR MAROKENËT/ Dënimi nga FIFA, zbardhet plani i Tiranës për zhbllokimin e merkatos

Tirana po lufton me të gjitha mjetet për të zgjidhur çështjen e merkatos. Më saktë, klubi po punon për të zhbllokuar transferimin e lojtarëve, pas dënimit nga FIFA për futbollistin Moktar Cise. Nga ana e klubit Tirana ka vetëm qetësi, sepse gjithçka ka kërkuar ta bëjë në mënyrë zyrtare. Gjithsesi, lëvizjet e para janë bërë dhe klubi bardheblu po punon që sa më shpejt të arrijë një marrëveshje me palën tjetër për të zhbllokuar situatën. Duhet pranuar se apelimi i Tiranës në KAS nuk është pranuar dhe për këtë qëllim është bllokuar merkatoja në dhjetor, në vend të bllokohej në shtator, pasi çështja ka qenë duke u shqyrtuar nga organet juridike.

HAPI 1 – Mësohet se Tirana është vënë në kontakte me FIFA-n dhe skuadrën Kazablanka. Palët po diskutojnë që të nënshkruajnë një marrëveshje ku bardheblutë të paguajnë me këste shumën që i detyrohen Kazablankës. Dy klubet po punojnë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare për çështjen. Në fakt, vendimi i FIFA-s lejon pagesën me këste të 200 mijë eurove dhe ky është çelësi i bardhebluve.

HAPI 2 – Nëse Tirana dhe Kazablanka mbyllin marrëveshjen, që me sa është marrë vesh është shumë pranë, bardheblutë do të paguajnë shumën e këstit të parë apo edhe të gjithë shumën dhe menjëherë klubi maroken do të njoftojë FIFA-n që të lirojë bllokimin e merkatos së Tiranës. Veprimet do të kryhen sa më shpejt për t’i mundësuar Tiranës lejimin e federimit të lojtarëve të rinj në skuadër. Gjithsesi, të gjitha këto hapa duhet të kryhen brenda pak ditësh që situata të mos jetë e paqartë deri në fund të merkatos.

HISTORIA – Historia e Cisesë dhe e Tiranës është pak e çuditshme. Në fakt, lojtari nga Mali ishte pranë Kazablankës dhe për një borxh në një klub te një tjetër, janarin e 2016-ës, ai nisi një betejë ligjore me ishklubin e tij para se të vinte te Tirana. Në gusht të 2016-ës Cise firmos me Tiranën, por luan vetëm pas 13 tetorit.

Kazablanka bllokon regjistrimin, ndërsa Tirana merr një leje të përkohshme federimi dhe gjyqi vazhdon në FIFA. Më 13 tetor 2016 Tirana më në fund zgjidh çështjen. Gjyqi vazhdoi edhe pas largimit të Cisesë nga bardheblutë dhe në fillim të 2020-ës, Tirana njoftohet se lojtari nga Mali e humbi çështjen në FIFA, ndërsa klubi Tirana si palë e tretë duhet të paguajë dëmshpërblimin, pasi lojtari ka qenë pjesë e skuadrës bardheblu asokohe.

Related posts

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Juventusit i buzëqesh fati, Reali dhe Liverpuli me misione të vështira. Ja të gjitha çiftet

Delo.autor

MILANI NË KAOS/ Gattuso kritikon mesfushorin “defektoz”: Duhet të mësojë si të fitojë topin

Isa.Autor

TRONDITET KLUBI ANGLEZ/ DITA E GJYKIMIT MAN CITY, Guardiola: Ekipi do të bëjë…

Isa.Autor

Leave a Comment