Futboll Sport

TRONDITËSE/ Vdekja e Maradonës, ngrihen akuza ndaj mjekut që operoi legjendën e futbollit

Rrethanat e vdekjes së ikonës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdohen të diskutohen akoma duke shkaktuar polemika të tjera. Së fundmi, mediat argjentinase pretendojnë se mjeku që operoi ish-futbollistin e Napolit dhe Argjentinës, Leopoldo Luke ka falsifikuar firmën e “Djalit të Artë”.

Pretendohet se mjeku ka kopjuar firmën e Maradonës për të siguruar disa dokumenta. Këto dokumente janë publikuar në mediat vendase.

Në klinikën e mjekut mbërriti një kërkesë për të dërguar në polici të dhënat personale. Një tjetër letër po me të njëjtën kërkesë dhe letra e tretë përmbante një kopje të skanuar të firmës së Maradonës.

Luke i hodhi poshtë akuzat, ndërsa pak ditë pas vdekjes në 25 nëntor 2020, ndaj tij u hodhën  dyshime për mjekimin  e Maradonës.

Related posts

Neymar te Reali? Kryeministri i Spanjës jep deklaratën që nuk pritej

Q.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Premtimi i Okebugu-t: Kastrioti e ka lënë pas të keqen dhe të rikthehet tek…

Delo.autor

ALARMI PËR KORONAVIRUS/ Inter në stërvitje dhe epidemia nuk ndërpret…

Delo.autor

Leave a Comment