Futboll Kategoria Superiore Sport

U LARGUA NGA “BARDHEBLUTË”/ Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes…

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri zgjodhi të largohej pak minuta para ndeshjes kundër Laçit.

Por, si do të zgjidhet tashmë kontrata mes palëve? Ishte dorëheqje apo shkarkim? Këto janë pyetje që as vetë Dede nuk u dha një përgjigje konkrete kur foli për largimin. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin bardheblu se në kontratën e firmosur mes palëve, ka një klauzolë që i jep të drejtën Tiranës të shkarkojë në çdo moment trajnerin dhe ta dëmshpërblejë me vetëm 4 paga mujore për pjesën e mbetur të kontratës.

Mësohet se rroga e Dedes te Tirana ka qenë rreth 4 milionë lekë të vjetër në muaj. Në këto kushte, tashmë trajneri pret të marrë nga bardheblutë një shumë prej 16 milionë lekësh të vjetër. Gjithsesi, edhe kjo mbetet për t’u sqaruar në ditët e ardhshme.

Related posts

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Sadik.Autor

Begeja: Nuk fitohet me lojtarë pa personalitet…

Sadik.Autor

COPA AMERICA/ Uruguai mposht lehtësisht Ekuadorin, shënon dyshja Suarez-Cavani

Delo.autor

Leave a Comment