Futboll Sport

Klopp tregon se kush duhet të fitojë çmimin ‘lojtari i vitit’ në Angli

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është përfshirë në debatin për lojtarin më të mirë të vitit në Premierligë.

Dje janë publikuar gjashtë të nominuarit për lojtarin e vitit në Angli (Raheem Sterling, Bernardo Silva, Sergio Aguero, Virgil Van Dijk, Sadio Mane dhe Eden Hazard).

Pas nominimeve, ishte trajneri i skuadrës së Liverpool ai që ka dhënë mendimin e tij rreth fituesit të këtij çmimi individual.

Sigurisht, ai beson se një lojtar i skuadrës së tij duhet ta fitojë këtë, dhe si favorit sheh liderin e mbrojtjes së tij, Virgil Van Dijk.

Van Dijk ka bërë ‘revolucion’ në repartin defensiv të Liverpool, duke sjellë stabilitet të madh dhe Klopp e di rëndësinë që ka pasur lojtari për skuadrën këtë edicion.

Gjermani ka thënë se do të ishte shumë i mërzitur nëse holandezi nuk do të zgjidhet lojtari i vitit.

“A do të ndihesha keq nëse Van Dijk nuk zgjidhet lojtari i vitit? Për të po, sigurisht” ka thënë Klopp.

“Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. A e meriton ai këtë? Sigurisht. Ishte sezoni i kaluar kur De Bruyne dhe Salah të dy luajtën sezon të shkëlqyer dhe Mo e fitoi” ka shtuar tutje gjermani.

“Ne ishim të lumtur dhe jo sepse De Bruyne e humbi çmimin, sepse ai do ta meritonte gjithashtu. Mendoj se është e njëjta gjë përsëri. Është e qartë. Do të isha i lumtur për Virgil” ka shtuar ndër të tjerash Klopp.

Në garën me Raheem Sterling si më favoriti, me siguri se rrol të madh do të luaj edhe titulli i kampionit dhe skuadra që e fiton atë.

Related posts

MERKATO CILËSORE/ Durrsakët “të blinduar”. Ja pse pretendojnë titullin…

Delo.autor

PREKËSE/ Përkushtimi përtej dhimbjes, arbitri fishkëllen dhe SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

TIFOZËT E KOSOVËS SI TË JAPONISË/ Pastrojnë stadiumin pas përfundimit të ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment