Basketball Sport Të tjera

PËRVJETORI I VDEKJES TRAGJIKE TË KOBE BRYANT DHE VAJZËS/ Bashkëshortja e legjendës së NBA i përlot të gjithë me dedikimin prekës

Sot është përvjetori i vdekjes tragjike të legjendës së NBA, Kobe Brjant dhe vajzës së saj adoleshente, Gianna. Babë e bijë humbën jetë në një aksident me helikopter, së bashku me 7 persona të tjerë në Calabasas, Kaliforni.

Dhe Vanesa Brjant kujtoi bashkëshortin dhe vajzën e saj në përvjetorin e vdekjes, teksa publikoi një letër që i dërgoi shoqja e Gianna-s në Instagram.

Sot mora këtë letër nga një prej miqve të Gianna-s, Aubrey. Të dua Aubz (siç do të të thërriste Gigi im),”– shkroi ajo.

Më pas vazhdoi: “Më mungon shumë vajza ime dhe Kob-Kob gjithashtu. Kurrë nuk do ta kuptoj pse/ si mund tu ndodhte kjo tragjedi këtyre qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk mund ta besoj. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju dua.”

Në letrën emocionues, shoqja e Gianna-s shkruan se e ndjera “ishte një mike që e shty Aubrey të ishte një person më i mirë” dhe vlerësoi Vanesën si nënë.

“Nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të jetë tamam si e jotja”- shkroi Aubrey në shënim. “Dashuria e Gianna-s për jetën është diçka që unë e admiroj pafund … Ka raste kur futem në dëshpërim duke menduar për të dhe atë që ajo mund të kishte arritur nëse do të kishte jetuar më shumë.”

Në mëngjesin e 26 janarit 2020, Kobi, Giana dhe një grup miqsh, përfshirë Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser, John Altobelli, bashkëshorten e tij Keri Altobelli si edhe vajzën e tyre, Alyssa Altobelli po udhëtonin me helikopter të pilotuar nga Ara Zobayan, për një lojë basketbolli, por nuk arritën asnjëherë në destinacion pasi mjeti fluturues u rrëzua në Calabasas dhe asnjë prej udhëtarëve nuk arriti të mbijetojë.

Në atë kohë, Kobi ishte 41 vjeç, dhe Gianna ishte 13 vjeçe. Legjenda basketbollit dhe Vanesa janë prindër edhe të tre vajzave të tjera, Natalia, 18 vjeçe, Bianka, 4- vjeçe dhe Capri 1-vjeçe.

Related posts

“DUHET TË MARRË VENDIME”/ Solskjaer: Nëse do të kthehesha mbrapa, do të

Delo.autor

NË KARANTINË ME ORIOLËN/ Eros Grezda tregon si po shkojnë ditët pranë saj

Delo.autor

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Shkrihen akujt, CR7 bind Zidane për stolin e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment