Futboll Premier League Sport

Manchester City ofron 40 milionë euro për katër herë fituesin e Champions League…

Manchester City është vënë në gjurmët e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema, sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”. Media spanjolle ka shkruar se City ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për francezin që Guardiola e sheh si një alternativë në sulm krahas Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus.

Katër herë fituesi i Champions League nuk ka pasur një sezon të mirë në vitin e kaluar dhe shënoi 12 gola në 47 ndeshje zyrtare me “Los Blancos”, gjithsesi kampionët e Anglisë mendojnë për të si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Guardiola i ka urdhëruar drejtuesit të ofrojnë 40 milionë euro, jo më shumë dhe mbetet për t’u parë përgjigja e Real Madrid, ndërsa nga ana e tij Benzema do ta pranonte me kënaqësi kalimin në “Ettihad Stadium”.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Sot e keni një mundësi të artë për të bërë shumë para, hidhini një sy (FOTO)

Q.Autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti po mendon për Hysajn, por ka…

Delo.autor

“TËRBOI” DJALLIN/ UEFA i jep të drejtë Milanit, gjyqtari Cakir drejt dënimit

Delo.autor

Leave a Comment