Futboll Seria A Sport

“ZLATAN PUNON SI I “ÇMENDUR” PËR TË FITUAR”/ “Salamandra” e Milan-it: Ibrahimovic e tepron me fyerje, por e bën për…

Aleksis Selemekers po merr veten pas dëmti mi të pësuar tre javë më parë kundër Lacios, por së fundmi ka gjetur kohë për të dhënë një intervistë për bashkëkombësit e “La Dernière Heure”.

E mbani mend humbjen e fundit?

Që në fillim me pyetje të vështira. Ja të mendohem, por besoj se më ka ndodhur kur isha ende tek Anderlehti. Tani që jam te Milani çdo gjë më duket si ëndërr të cilën po e përjetoj me sy hapur. E doja që të gjithë këtë që më ka ndodhur, por edhe kam punuar shumë për ta arritur.

Në Itali ju quajnë “hajmalia”. Si ndiheni?

Më ngazëllen, por nuk mundet një njeri i vetëm të bëjë gjithçka pa ekipin. Pata fatin të gjendem në vendin e duhur, në momentin e duhur. Në fillim askush nuk më njihte, megjithatë kam dashur gjithnjë të tregoj se sa vlej e jam i lumtur që po e bëj te Milani.

SALAMANDËR f. zool. Zvarranik i vogël (15-30 centimetra), që jeton në ujë dhe në tokë, e ngjashme me hardhucën, me bisht dhe me lëkurë të zezë ose me njolla të verdha

Gjithsesi, nofka ime e parë ka qenë “Salamandra” sepse shokët e kishin të vështirë të shqiptonin emrin tim. Rezultoi zgjedhja e duhur sepse jam si një salamandër që lëviz shumë e nuk kapet lehtë.

Tani si i dëmtuar ju kapin më thjesht…

(qesh) Kam pasur disa probleme fizike e ndonjëherë kam luajtur edhe pa qenë 100 për qind. Në Itali teknologjia për fizioterapinë është në pararojë, pa harruar edhe punën psikologjike. Shifrat e mia janë të mira sepse çdo ndeshje vrapoj rreth 12 kilometra, 800 metra nga të cilët me ritëm maksimal. Ndonjëherë pas ndeshjeve jam i lodhur për vdekje.

Me këtë ritëm mund të jeni pjesë e Belgjikës në Europian…

Çdo ditë punoj për të bërë maksimumin te Milani e nëse trajneri i kombëtares më vlerëson do të më vinte mirë. Vështirë se te Anderlehti do të kisha pasur kaq shumë vëmendje. Trajneri Martinez më ka folur shumë duke më shpjeguar se çfarë pret nga unë ndaj do të bëj të pamundurën për ta bindur që e meritoj grumbullimin.

A jeni ju beniamini i trajnerit?

Duhet pyetur ai, megjithatë e kam ndierë besimin që ka ndaj meje e pas ndeshjeve më tregon ku kam gabuar e ku jo. Më ka thënë se ka qenë edhe fare pranë stolit të Anderlehetit, e mbase mund të ishim takuar  që në Belgjikë.

Edhe Maldini thuhet se ju vlerëson shumë. Është e vërtetë?

Në një klub si Milani duhet të tregosh se sa i lidhur je me fanellën dhe unë e bëj duke vrapuar sa më shumë në fushë.

Cili është modeli juaj në përditshmëri?

E kam fare të thjeshtë, Zlatan Ibrahimoviç që punon si i çmendur e që na ndihmon të fitojmë. Ndonjëherë e tepron me fyerje, por e bën për të mirën tonë pasi nuk jemi mësuar të jemi në krye të renditjes. Nëse Ibra ngre zërin, atëherë ka një arsye ndaj unë qëndroj i heshtur dhe e dëgjoj.

Është e vërtetë që i keni sugjeruar klubit Lokongën?

E kam përmendur disa herë emrin e tij në klub e do të ishte e mrekullueshme sikur të vinte te Milani pasi ka cilësitë e duhura për të luajtur në këto nivele. Ka ndryshuar shumë në sezonin e fundit pasi e bënë edhe kapiten te Anderlehti.

Çfarë objektivash keni për këtë 2021?

Dua të bëhem një lojtar me më tepër vazhdimësi sepse kampionët e vërtetë janë ata që përmirësohen pas çdo ndeshje. Dua të tregoj se e meritoj të jem këtu ku jam. Sa për objektivat ekiporë, nuk dua të përmend asgjë. Dëshira jonë është të fitojmë ndeshjen e radhës e nuk e hedhim shikimin shumë përpara. Uroj të ecim sa më mirë sivjet.

Related posts

NUK E DINIM/ ”SHQIPONJA” Khabib ndjek këtë SHQIPTAR të famshëm në INSTAGRAM (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari: Pjesë e parë spektakolare, vlonjatët protestojnë për 1 gol të anuluar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment