Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Shkëndija godet në merkato, transferon mesfushorin e Kombëtares…

Shkëndija e Tetovës, i ka surprizuar të gjithë me goditjen e fundit në merkato, teksa ka prezantuar mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, i cili ka firmosur për 1 vit e gjysëm me kuqezinjtë.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku Qaka shihet duke pozuar me fanellën e Shkëndijës.

PRONONCIMI I PARË I QAKËS SI FUTBOLLIST I SKUADRËS TETOVARE:

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.

“E dij se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.

“Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofenziv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën.

“Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shofim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren.

“Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj përfundon kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”.

Related posts

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Nuk kanë fund telashet për Devollin, mungesat ndryshojnë sërish formacionin

Delo.autor

REAL MADRIT TRONDIT RËNDË/ Eden Hazard humbet edhe Superkupën e Spanjës (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Nainggolan largohet nga Inter, huazohet tek ish-klubi i tij…

Delo.autor

Leave a Comment