Futboll Sport

RASTE TË SHTUARA ME KORONAVIRUSI NË PORTUGALI/ Ceferin siguron: Konfident për mbylljen pozitive të sezonit

Champions League do të ristartojë në muajin gusht teksa për të shmangur fluturimet e njëpasnjëshme, por edhe për të fituar kohën e humbur, u vendos që turneu të zhvillohet në formatin “final 8”.

Kështu, faza çerekfinale dhe gjysmëfinale, së bashku me finale do të luhen në Portugali brenda 11 ditëve.

Stadiumet mikpritëse do të jenë të Benfikës dhe Sporting Lisbonës. Por, në ditët e fundit ka pasur jo pak paqartësi për Ligën e Kampionëve në Portugali, duke qenë se rastet e koronavirusit në ditët e fundit në këtë vend u shtuan.

Mirëpo, ka qenë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferen që shprehet i sigurt se gjithçka do të shkojë sipas planit.

“Do doja të falenderoja kryeministrin portugez për të gjithë përpjekjen dhe dedikimin që ka bërë në këtë projekt. Së bashku me Federatën, po bëjnë të pamundurën që të sigurojnë një kompeticion të suksesshëm.

Jam konfident se me bashkëpunimin mes të gjithë palëve, do të kemi një konkludim pozitiv të sezonit në Lisbonë dhe nuk do ketë nevojë për një plan B”, u shpreh Ceferin.

Related posts

BOMBA E DITËS/ PSG dëshiron mesfushorin e Juventusit, nuk është Pjanic

Isa.Autor

DO TË LARGOHET NGA BRESCIA/ Klubi i Serisë C konfirmon bisedimet me Balotellin

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ PARMËS/ Hysaj nuk ka dyshime: Duhet të jemi gati në mbrojtje, sepse sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment