Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Spikati në Kategorinë Superiore, ish-futbollisti i Luftëtarit i bashkohet Teutës

Ish-futbollisti që spikati në Kategorinë Superiore, me fanellën e Luftëtarit, Xhekson Ferreira, është zyrtarisht pjesë e Teutës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, që zbulon se palët gjetën gjuhën e përbashkët me lojtarin për të bashkëpunuar deri në fund të këtij edicioni. Marrëveshja u finalizuar ditën e sotme. Kujtojmë që Xhekson, i bashkohet Teutës pas eksperiencës së fundit në Kosovë me skuadrën e Gjilanit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Jackson Ferreira. Drejtuesit e klubit dhe mbrojtësi i majtë kanë gjetur akordin për bashkëpunim,lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Jackson Ferreira , mbrojtës me shtetësi do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencave tek Luftëtari dhe Gjilani. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, deri në fund të këtij edicioni me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG sakrifikon dy lojtarë për të financuar ofertën e “çmendur” të Mbappe

Delo.autor

“DE JONG DUHET TË PËRMIRSOHET NË LOJËN KOLEKTIVE”/ Ironia e Valverdes: Nuk ma sugjeroi askush këtë opsion për Neymar…

Delo.autor

SKANDALET TEK ANGLIA/ Kapiteni Kane u tërheq veshin shokëve: Tregohuni më të përgjegjshëm…

Delo.autor

Leave a Comment