Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ Debutim makthi për 19-vjeçarin, “Djajtë e Kuq” përfiton dhe shënon 4 “PERLA” (VIDEO)

Manchester United po fiton 3-0 kundër Southampton, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Premier League.

Ndeshja ka nisur keq për miqtë, të cilët kanë mbetur me 10 lojtarë pas 2 minutash.

19-vjeçari Jankewitz, në debutimin e tij si titullar me Southampton, ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme ndaj McTominay dhe është ndëshkuar me kartonin e kuq.

United ka përfituar nga superioriteti numerik duke shënuar me Ëan-Bissaka në minutën e 18-të dhe Rashford në të 25-ën.

Situata është përkeqësuar për miqtë në fundin e pjesës së parë. Bednarek ka shkaktuar një autogol në minutën e 34-t, ndërsa Cavani ka realizuar të katërtin në të 39-ën.

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

Mezani nuk pranon fjalët e Mziut, i intereson diçka tjetër…

Sadik.Autor

FSHF ARRIN MARRËVESHJEN ME BRAZILIANIN/ Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë

F.autor

KOMBËTARJA NDRYSHON LËKURË/ FSHF prezanton uniformat e reja të “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment