Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Klubet e Premier League bëhen bashkë, do injorojnë pezullimin e lojtarëve nga FIFA

Klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord që të injorojnë sanksionet e FIFA-s për të mos aktivizuar lojtarët e pezulluar të Amerikës së Jugut në ndeshjet e kësaj fundjave. Janë 11 lojtarë të pezulluar nga FIFA për të luajtur për 5 ditë (10-14 shtator), si dënim për klubet e Premier Ligës, të cilat nuk lejuan largimin e tyre drejt kombëtareve në listën e kuqe të pandemisë.

Liverpuli, Mançester Siti dhe Çelsi janë klubet më të prekura nga hakmarrja e vendeve të Amerikës së Jugut, të cilat i kërkuan FIFAs që të hakmerrej për bllokimin e lojtarëve të tyre. Si rezultat, FIFA vendosi pezullimin për 5 ditë të këtyre lojtarëve nga aktivitetet sportive me klubin e tyre.

Lojtarët e përfshirë të Liverpulit janë brazilianët Alison, Fabinjo dhe Firmino; Rafinja i kundërshtarëve të “Reds”-ave, Lidsit; Ederson dhe Gabriel Zhezus për Mançester Sitin, Tiago Silva për Çelsin dhe Fred për Mançester Junajtidin. Tre lojtarët e tjerë të prekur ishin sulmuesi i Uolvesit, Raul Himenez (Meksikë), sulmuesi i Njukasëllit, Migel Almiron (Paraguai) dhe Fransisko Sierralta i Uotfordit (Kili). Por të premten Himenez mori dritën jeshile për të luajtur kundër Uotfordit pasi Federata Meksikane e tërhoqi ankesën në FIFA.

Disa prej këtyre lojtarëve jo vetëm që do të humbnin ndeshjet e kësaj fundjave në Premier Ligë, por edhe atë të Champions-it në mesjavë. Por sipas “The Sun”, klubet e Premier Ligës kanë rënë të gjitha dakord se ato nuk do të bëjnë asnjë ankesë, nëse rivalët i aktivizojnë lojtarët e pezulluar.

Shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, u shkroi klubeve dhe tha se një zgjidhje e këtij ngërçi pritet të arrihet brenda ditës së mërkurë. Por pas bisedimeve me FIFA-n, nuk u gjet asnjë zgjidhje 24 orë përpara ndeshjeve. Të enjten, 20 klubet e Premier Ligës mbajtën një videokonferencë dhe ranë parimisht dakord se nuk do të vendosej asnjë sanksion kundër klubeve në rast se ato aktivizojnë lojtarët e pezulluar nga FIFA.

Vetëm dita e sotme do të konfirmojë nëse klubet do të arrijnë ta sfidojnë FIFA-n, e cila maksimumi mund t’i ndëshkojë klubet me gjobë. Premier Liga ka rënë dakord që edhe në kualifikueset e muajit të ardhshëm, të mos i lejojë përsëri lojtarët që të udhëtojnë drejt zonave të kuqe, pasi ata do të detyroheshin t’i nënshtroheshin karantinës 10-ditore pasi të ktheheshin në Angli.

Related posts

E akuzoi se e kishte tradhëtuar 35 herë, futbollisti i kombëtares rikthehet me të dashurën? (FOTO)

Sadik.Autor

U MBYLL KAMPIONATI NË SUPERIORE/ Por në Europë mund të shkojë edhe vendi i gjashtë, ja çudia

Delo.autor

RONALDON E MUNDI MODRIC/ Mendes dhe Marota shpërthejnë për CR7, UEFA…

Isa.Autor

Leave a Comment