Futboll Premier League Sport

ARSENAL-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” në kërkim të një ecurie rekord në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester City do ta vizitojë Arsenalin, në kërkim të një ecurie rekorde prej 18 fitoreve radhazi në Premierligë. Takimi i javës së 25-të mes liderit dhe topçinjve zhvillohet në Emirates, me fillim në orën 17:30. Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur Arsenalin e Mikel Artetës në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Arsenali e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe një lëshim tjetër ndaj liderit do t’ia shuajë shpresat për top katërshe.

City synon ta rrisë në 10 pikë epërsinë ndaj vendit të dytë, Leicester City, dhe 13 ndaj rivalit Manchester United në vendin e tretë. Tani për tani, Arsenali ngel nëntë pikë larg top katërshes. Arteta i ka besuar Granit Xhakës një vend titullar si gjithmonë edhe në këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Related posts

“QETËSOHU, NDESHJA KA PËRFUNDUAR”/ Shikoni momentin e veçantë mes Ronaldos dhe De Ligt në fund të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Daniela Rendon, sekreti seksi i Armanit, portierit të Argjentinës (FOTO)

Isa.Autor

SUPERIORE/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

F.autor

Leave a Comment