Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Inter mposht Milan në “San Siro” dhe shkëputet në krye

Interi ka triumfuar me rezultatin 3-0 në derbi ndaj Milanit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Zikalërit e Kontes kanë dominuar në sfidën e “San Siro”-s, duke realizuar plot 3 herë me Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakun, në portën e Donarumës, që sot dukej i pafuqëishëm për të bërë diçka.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 1 goli për Interin, pasi kishte shënuar më parë Lautaro në minutën e 5’. Pjesa dytë nisi me kuqezinjtë më kërkues, teksa flirtuan plot 3 herë me golin brenda 1 minute, por në të treja rastet gjetën një Handanoviç të pakalueshëm. Kur të gjithë po prisnin golin e barazimit, Lautaro i dha një tjetër goditje skuadrës së Piolit, duke shënuar në minutën e 57’, pas një kundërsulmi vrastar.

Për goditjen përfundimtare mendoi Lukaku, i cili në minutën 65’, pasi merr topin në mesfushë, shkëputet drejt zonës, për ta ndalur topin në fundin rrjetës. Me këtë fitore, Interi shkëputet në krye të renditjes me 53 pikë, 4 më shumë se Milani, që tashmë rrezikon shumë për zonën Champions, pasi kalendari bëhet edhe më i vështirë.

Related posts

ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit prej 3 vitesh, mbrojtësi njofton “divorcin” me të kuqtë

Delo.autor

Mema i shqetësuar: Papërgjegjshmëria po na sjell probleme, goli i pësuar ishte për të falur ndeshjen

Isa.Autor

Conte ‘mërzitet’ me Premier League, i gatshëm të rikthehet në Itali tek…

Q.Autor

Leave a Comment