Futboll Sport

Dy lajme të mira në një ditë për ekipin e Partizanit

Një dëmtim i rëndë e ka lënë Arbnor Fejzullahun tetë muaj jashtë fushave të blerta, çka ka bërë që të kuqtë të vuajnë shumë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por, në ndeshjen e radhës që do të luhet nesër në transfertë ndaj Luftëtarit, mbrojtësi do të rikthehet në fushë nga minuta e parë. Një lajm i tillë ka kënaqur jo pak trajnerin Dalipi, i cili do të ketë më shumë siguri si në fazën mbrojtëse ashtu edhe atë sulmuese, pasi Fejzullahu njihet për daljet e tij të shpeshta në drejtim të sulmit. Futbollisti ka luajtur për herë të fundit në ndeshjen ndaj Naftëtarit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në Kuçovë në datën 13 shtator. Që nga ajo periudhë ai ka qenë në fazë rikuperimi. Por, aktivizimi i Fejzullahut mund të jetë edhe një shenjë që drejtuesit e klubit kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës së tij. 25-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe klubit i ka kërkuar shpesh herë zgjatjen e saj. Palët janë ulur në bisedime rreth dy muaj më parë, por nuk kanë gjetur akordin dhe kishin planifikuar një tur të dytë bisedimesh. Nuk përjashtohet mundësi që ai të jetë bërë dhe lojtari të ketë pranuar që të firmosë me Partizanin edhe pse dëshira e tij është të luajë jashtë vendit.

Një lajm i mirë ka ardhur për Partizanin edhe nga FSHF. Pas fjalëve të fundit që flisnin për rrezikun e licencimit të të kuqve nga UEFA për Kupat e Europës ka ardhur edhe përgjigje finale. Të kuqtë kanë marrë miratimin nga UEFA dhe janë njoftuar se nuk kanë asnjë problem dhe licencimi është kryer. Kjo do të thotë se të kuqtë duhet të sigurojnë tani në fushë një vend në Europë.

Para ndeshjes me Luftëtarin te “demat” është vendosur heshtja. As trajneri Dalipi nuk do të dalë sot para mediave për të folur për takimin e nesërm. Shkak janë rezultatet e dobëta dhe shmangia e presionit te lojtarët.

Related posts

PLAS TEK NAPOLI/ Të kaltrit reagojnë ASHPËR pas lajmit për PËRÇARJE në klub

Isa.Autor

KRIZA FINANCIARE/ Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë rrogat për 4 muaj, ja shkaku…

Delo.autor

Shakaja në Rumani: Qaka transferohet për një… grusht qershi!

Sadik.Autor

Leave a Comment