Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shabani debuton me gol te Venlo dhe gjen në gjysmëfinale Brojën (VIDEO)

Meritan Shabani ka pasur një debutim perfekt në Holandë me ekipin e tij më të ri, VVV Venlo. Shqiptari ka shënuar në ndeshjen e tij të parë pasditen e sotme, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij në gjysmëfinalet e Kupës së Holandës.

Ish-futbollisti i Bayernit shënoi në minutën e 105’ të takimit, me kohën e rregullt që ishte mbyllur me shifrat 1-1. Shabani kontrolloi mirë një top në zonë dhe me të djathtën ndëshkoi portierin e NEC Nijmegen , duke i dhënë kualifikimin të tijve, me sfidën që u mbyll 1-2.

Në gjysmëfinalet e Kupës, Shabani do të gjejë sulmuesin e Kombëtares kuqezi Armando Broja, i cili aktivizohet me Vitessen.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mesazhi prekës i mesfushorit Kroos për tifozin, i cilit COVID-19 ia mori dy anëtarë të familjes

Delo.autor

E BUJSHME/ Balotelli arrin akordin, shumë shpejt zyrtarizimi tek klubi i ri

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Ja ku do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment