Champions League Futboll Sport

BARCELONA-PSG/ Të dyja skuadrat do të “luftojnë” për fitore, pritet spektakël në Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona dhe PSG-ja do të luajnë sot duke filluar nga ora 21:00 në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe PSG-ja kurrë nuk ishin përballur në Europë me njëra-tjetrën që nga viti 1995. Por që nga viti 2013 janë luajtur 8 ndeshje në Champions mes tyre. Sfidat në merkato për të përmirësuar ekipet, përmbysja historike 6-1 në “Camp Nou”, blerja e Nejmarit nga ana e francezëve, raporti indirekt me Katarin dhe shumë arsye të tjera kanë ndërtuar një rivalitet që është nxehur shumë dhe do të vazhdojë edhe për Lionel Mesin.

“Camp Nou” është një stadium ku skuadra franceze nuk ka shumë kujtime të bukura dhe nuk ka qenë e aftë të fitojë asnjë ndeshje nga 5 që ka luajtur. Për më tepër, përmbysja 6-1 që pësoi në fazën e 1/8-ave të sezonit 2016-2017 është një plagë e hapur. Francezët nuk kanë pasur shumë fat në “Camp Nou”, por do të provojnë të bëjë gjithçka për të ndryshuar ecurinë e deritanishme.

Për sa i përket formacioneve, padyshim që surpriza e madhe është Zherard Pike nga minuta e parë te Barcelona. Mbrojtësi katalanas vetëm dy muaj më parë pësoi një dëmtim të rëndë në ligament dhe u mendua se do të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit, por gjithçka ka ndryshuar shpejt.

FORMACIONET ZYRTARE:

Barcelona: Ter Shtegen, Dest, Pike, Lengle, Xhordi Alba, Buskets, De Jong, Pedri, Grizman, Dembele, Mesi. Trajner: R. Kuman

PSG: Navas, Florenci, Markinjos, Kimpembe, Kurzaua, Paredes, Gueje, Ken, Verrati, Mbape, Ikardi. Trajner: M. Poçetino

Related posts

PRAPASKENA: Zbuloni futbollistin që nuk e lejoi Hazardin të shkonte tek skuadra spanjolle

Isa.Autor

Torino “gjen” zëvendësuesin e Belottit, planifikon të jetë spektakolare sezonin e ri

Sadik.Autor

EGJIPTIANI KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Klopp qesh me “agjerimin” e SALAH

Isa.Autor

Leave a Comment