Futboll Sport

“EURO 2020″/ Xherdan Shaqiri njeriu i rekordeve, dopieta kundër Turqisë e fut në historinë e Zvicrës

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje fantastike kundër Turqisë duke shënuar dy gola ku njëri ishte më i bukur se tjetri.

29 vjeçari me dy golëshin e realizuar ndaj Turqisë hyn në histori të Zvicrës duke u bërë lojtari I parë që realizon në 4 kompeticione radhazi.

Siparin e golave, Shaqiri e hapi në Botërorin e 2014 me një tripletë kundër Hondurasit. Pas dy viteve, Shaqiri i realizoi një supergol me roveshatë Polonisë, në sfidën e 1/16-ve në Kampionatin Europian.

Në Botërorin e vitit 2018, shqiptari realizoi në fitoren historike të Zvicrës kundër Serbisë, ndërsa dhe dy golat e realizuar në sfidën e sotme kundër Turqisë e futin futbollistin e Liverpulit në histori të përfaqësueses helvete.

Related posts

“ÇMENDET” PRESIDENTI I KLUBIT PORTUGEZ/ Ja shifra “galopante” për talentin që e do Juventusi

Delo.autor

DONNARUMMA NIS AVENTURËN NË PARIS/ Ish-trajneri: PSG falimenton po nuk fitoi

Delo.autor

Fitorja e Zvricës dhe FESTA me SHQIPONJË e Xhakës dhe Shaqirit bëjnë jehonë

Isa.Autor

Leave a Comment