Futboll Seria A Sport

DE ROSSI PRANË RIKTHIMIT NË FUTBOLL/ Ish-lojtari i Romës pritet të ulet në pankinën e skuadrës së Serisë A…

Daniele De Rosi mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së Krotones.

Klubi i ngjitur këtë sezon në Serinë A italiane po mendon si opsion në pankinën e saj ish-kapitenin e Romës, i cili ka përfunduar edhe kursin e trajnerit “UEFA Pro” në Koverçiano dhe drejtuesit e klubit kanë patur kontakte me agjentin e ish-kampionit të Botës me Italinë.

Trajneri Stropa pritet të shkarkohet pasi skuadra e tij renditet e fundit në klasifikim dhe objektivi i mbijetesës sa vjen e bëhet edhe më pak e realizueshme.

Related posts

“NA U DESH TË FITONIM…”/ Leo Messi flet pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Interit

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus refuzon 90 milionë euro nga klubi anglez për…

Isa.Autor

Rooney largohet nga Premier League, DC United destinacioni i ri

Sadik.Autor

Leave a Comment